“Mirëpresim Shqipërinë në BE”, tha sot, eurodeputeti dhe reporteri për Shqipërinë në PE Knut Fleckenstein. Deklarata e eurodeputetit përcillet nga deputetja e partisë Socialiste, Blerina Gjylameti, e cila ka marrë pjesë në Kongresin e Partive Europiane Socialiste që po zhvillohet në në Lisbonë.

“Me Knut Fleckenstein reporterin për Shqipërinë në PE, në hapjen e kongresit të PES në Lisbonë. Bashkë me Klotildën dhe Ervinin theksuam prioritetet kryesore për vijimin e progresit të vendit në aspiratën europiane dhe shprehëm falenderimet për mbështetjen”, shprehet Gjylameti.

Po ashtu Gjylameti citon Fleckenstein të jetë shprehur se “mazhoranca i ka kryer detyrat për synimin kyç të saj, hapjen e negociatave”. “Mirëpresim Shqipërinë në BE”, citohet të ketë thënë Fleckenstein.

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here