Këngëtarja Fjolla Morina shpeshherë vihet në qendër të vëmendjes për shkak të fotove provokuese që poston në profilin e saj në “Instagram”. Në fotot që ajo poston, shumë herë nuk lë fare hapësira për imagjinatë.

Por, së fundmi, Fjolla është vënë në qendër të vëmendjes për shkak të një deklarate të saj. Këngëtarja e ka pranuar se do të pranonte të kalonte një natë me një biznesmen, por për një shifër shumë të madhe.

“1 milion euro, po, vallai”, tha ajo. Natyrisht, ajo që mund të thuhet është se këngëtarja i ka habitur të gjithë me këtë deklaratë, pas së cilës ka pasur shumë reagime.