Nga Arsen Rusta

Fjalori banal është kudo, kamera jo gjithmonë.

Çfarë fjalori ka përdorur kreu i PD-s në Gramsh.

Është i paetikë, i pakultur, i pasjellshëm, është fjalor rrugë…. është fjalor lacash nga ata me xhama të zinj e “pushtet” që kjo shoqëri i prodhoi e sot i sheh e nëpërkëmbur.

Nëse zotëria është vërtet një politikan i zgjedhur lokal qoftë dhe partiak, një minutë e më parë policëve duhet ti kërkoj falje.

Çdo pretendim tjetër të tijin apo të partisë që ai përfaqëson, për dhunë presion apo shantazh.

Duhet ta diskreditoj me prova jo pretendime “sulm politik” e më tepër akoma ti drejtohet prokurorisë e gjykatës nëse ka serish paqartësi për çfarë është bërë ndaj tij.

Sot. Ne, ai, dhe kushdo ka parë videon, ka dëgjuar fjalorin, ka shijen e pështirë të një fjalori banal që na ka pushtuar hapësirën e komunikimit, aq sa është bërë ndotje akustike.

Fatmirësisht aty ishte kamera që e filmoi, qoftë dhe kamera e trupit të policit. Po ashtu kishte e disa video me këndë të ndryshme filmimi nga qytetar.

Por kamera jo gjithmonë është e hapur. Jo gjithmonë rastis aty ku duhet.

Fjalori ordiner, agresiv, arrogant, i dhunshëm, ka pushtuar rrugë e rrugica, medime e rrjete sociale, komunikime nga më të ndryshmet.

Here herë edhe mediat lokale e kombëtare. Nuk keni pse habiteni, nga një kryetar partie që degradon gjuhën e folur në atë gjendje.

Këtë fjalor thuajse e dëgjojmë përditë, në trafik e në rrugë boshe, për një vend parkimi e një të drejtë sipas radhës.

Ne po i humbim peshën fjalës, po përdorim dhunën si komunikim

Kryetar lokal, policët nuk janë as të Xhafës, as të Ramës, as dikur të Bashës apo Berishës.

Ata janë të shtetit tënd e timit.

Ndaj kërkoju falje dhe sqaroje me veten moralisht nëse do apo jo sërish të jesh në arenën politike.

Ai fjalor mbase të jep ndonjë votë, por ti kurrë nuk mund të përfaqësosh partinë e lirisë dhe demokracisë, e aq me pak qytetarin e Gramshit.

Unë nuk ndihem i turpëruar nga fjalori yt, jo se nuk të kam dëgjuar.

Por ju që përdorni atë gjuhë, jeni bërë aq shumë sa po na detyroni të përdorim tapa veshi.

Në rrugë ka njerëz normal, ka familjar, bashkëshortë, motra, vëllezër, ndaj nëse ju q…. e se çani k…. për asnjë se jeni ai ajo e ata, niseni nga brenda shtëpisë tuaj. Shiheni, do ju pëlqej që familjaret tuaj të dëgjojnë fjalorin e rrugës pa pranin e kamerave./Shqiptarja.com/j.j