Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Valbona Mezini, është tërhequr nga lista e kandidatëve për Këshillin Kombëtar.

Ajo akuzon Bashën, se fituesit janë paracaktuar.

“Te dashur demokrate!

Së pari, dua t’ju falenderoj për mbështetjen tuaj të madhe që me keni dhene dhe vijoni te me jepni me mesazhet dhe urimet kur pate emrin tim ne listen fallco qe sot shkon medemek per votim ne Kuvendin ILEGJITIM te entitetit privat qe paturpesisht u zhvesh nga vlerat per te cilat u ndertua ne momentin e rrezimit te diktatures.

Por une deklaroj se duke u perpjekur ti sherbej te vertetes dhe vetem te vertetes duke besuar fort se duke i sherbyer asaj, te vertetes, Shqiperia do te ndërtohet dhe jo çpopullohet nga pazaret politike ku pjesë e të cilave po bëhet entiteti ku une aderoj, preferoj te distancohem duke u dorehequr nga një listë me fitues të vendosur paraprakisht!!

I bashkohem studentëve në protestë sikurse kam bërë që ditën e parë duke besuar se ata janë opozita vërtetë në ndërtimin e demokracisë dhe mbrojtjen e interesit shqiptar”, shprehet Mezini.

Ndërkohë, interesant është fakti se partneri kryesor i Lulzim Bashës në Europë, CDU e Angela Merkel, e ka braktisur atë, duke mos dërguar asnjë përfaqësues.

Edhe Partitë Popullore Europiane nuk kanë marrë pjesë, edhe pse kishin konfirmuar pjesmarrjen.

Bojkoti i tyre shihet si një shenjë presioni për Lulzim Bashën, për të ndërprerë bojkotin e Kuvendit.