MAQEDONI E VERIUT
Departamenti Amerikan i Shtetit uron presidentin e sapo zgjedhur Stevo Pendarovski në Maqedonin e Veriut. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të internetit, DASH i cilëson zgjedhjet e qeta, të rregullta ndërsa shpreh me bindje se rezultati i dalë nga këto zgjedhje përfaqëson vullnetin e popullit.

Mesazhi i Departamenti të Shtetit përfundon me një mesazh dhe urim për një bashkëpunimin në të ardhmen me Presidentin e ri të vendit dhe me të gjithë faktorët politikë në Maqedoninë e Veriut, për një të ardhme të afërt në NATO e BE.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës urojnë Presidentin e sapo zgjedhur Stevo Pendarovski, për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut. Përgëzojmë qytetarët e Maqedonisë së Veriut të cilët shfrytëzuan të drejtën e tyre të votës. Zgjedhjet ishin të qeta e të rregullta dhe rezultati përfaqëson vullnetin e popullit. Mirëpritëm raportin preleminar të OSBE-së për këto zgjedhje.

Shtetet e Bashkuar të Amerikës janë një partner i fuqishëm i Maqedonisë së Veriut. Shohim në të ardhmen një bashkëpunim të ngushtë me Presidentin e ri, Stevo Pendarovski, Qeverinë, dhe partitë politike që Maqedonia e Veriut të bëhet së shpejti anëtarja e 30-të e Natos dhe anëtarësimin në Bashkimin Evropian.”-shkruhet në mesazhin e Departamentit të Shtetit Amerikan