Kupa e Botës që u fitua nga ekipi i Francës, e kthyer në objekt polemikash në të katër cepat e planetit në lidhje me origjinën e lojtarëve ka një moral të dyfishtë, shprehet ish-mbrojtësi i Bluve Lilian Thuram, zgjon në këtë mënyrë debatin për racizmin dhe ndërgjegjëson një gjeneratë të tërë.

”Është veçarësisht hipokrizë e plotë të thuash se nuk duhet diskutuar për origjinën e lojtarëve. Ata lojtarë janë cilësuar gjithnjë si të rinjtë e brezit të dytë apo të tretë, duke i rikujtuar vazhdimisht origjinën e tyre”, shprehet me keqardhje Kampioni i Botës i 98’ në intervistën e publikuar sot në ”Liberation”.

Kjo fitore është një dhuratë e jashtëzakonshme për të gjithë ata fëmijë që e kanë patur të vështirë t’a konsiderojnë veten si shtetas francezë. Me këtë trofe ata e kanë përmbushur këtë mision, por nuk duhet të presim që një Kupë Bote t’i bëjë ata të ndihen të ligjshëm, kjo çështje duhet të jetë një temë diskutimi e politikës dhe shoqërisë jonë.