Lionel Messi e ka mposhtur Cristiano Ronaldon dhe është emëruar ylli më i paguar në botën e sportit, sipas listës së revistës prestigjioze Forbes. Ylli i Barcelonës i fitoi 127 milionë dollarë gjatë 12 muajve të fundit: 92 milionë prej tyre në formë page për paraqitjet e tij, ndërsa 35 milionë të tjera për reklamat në të cilat ka marrë pjesë.

Sulmuesi i Portugalisë dhe Juventusit, Ronaldo, i fitoi 109 milionë dollarë, ndërsa Neymari i Paris Saint-Germainit radhitet i treti me 105 milionë. Boksieri meksikan Canelo Alvarez është i katërti në këtë listë me 94 milionë dollarë, ndërsa Roger Federer u radhit menjëherë pas tij me 93.4 milionë. Serena Williams është e vetmja vajzë që paraqitje në top 100 të listës me sportistët më të paguar në botë. Ajo radhitet e 63-ta, me 29.2 milionë dollarë të fituara gjatë 12 muajve të fundit.

Lewis Hamilton dhe Anthony Joshua ishin dy britanikët më të paguar. Ata e ndanë së bashkë pozitën e 13-të në këtë listë, me 55 milionë dollarë të fituara. Mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Pogba, ishte ylli më i paguar i Premierligës. Ai radhitet në pozitën e 44-të me 33 milionë dollarë. Sportisti më i paguar i sezonit të kaluar, Floyd Mayweather, nuk përfshihet as në Top 100 të sportistëve më të paguar këtë vit. 10 atletët më të paguar në botë në vitin 2019, sipas Forbes:

1. Lionel Messi – $127m 2. Cristiano Ronaldo – $109m 3. Neymar – $105m 4. Canelo Alvarez – $94m 5. Roger Federer – 93.4million 6. Russell Wilson – $89.5m 7. Aaron Rodgers – $89.3m 8. LeBron James – $89m 9. Stephen Curry – $79.8m 10. Kevin Durant – $65.4m