Samanta Karavella ka folur së fundmi në lidhje me planet e saj të reja. E ftuar në “Wake up” ylli shqiptar u pyet edhe në lidhje me jetën sentimentale dhe nëse e ka menduar dasmën e saj.

Këngëtarja u përgjigj se nuk e mendon aspak diçka të tillë dhe madje edhe fisi ka hequr dorë nga ideja për ta martuar. “Fisi nuk thonë gjë sepse e dinë që kjo vajzë e ka mendjen të bëjë karrierë dhe nuk i kemi sytë tek kjo për momentin, hajde të shikojmë një tjetër që është për tu martuar. Nuk e kam menduar fare këtë pjesë,”- tregon Samanta duke qeshur.

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here