Moderatorja e famshme kosovare Liberta Spahiu festoi ditëlindjen me 4 janar. Ajo bëri 34 vjeçe, ndërsa për vite me radhë ka qenë njëra ndër figurat kryesore televizive shqiptare.

Karrierën e nisi dhjetë vjet më parë, duke qenë ndër prezantueset e para që shfaqet në ekranin e “Klan Kosova”. Natyrisht që ditëlindja e saj përkon me fillimin e vitit, ndaj Liberta ka vendosur ta nisë 2019-n pak ndryshe, duke e konsideruar edhe si një fillim të ri sa u takon çështjeve të zemrës.

Ç’ka shkon, mos u ktheftë, ç’ka humb mos u gjettë, çka ardhtë mirësevjen!”, shkruante ajo në statusin e saj që e konsideron një “fillim të ri”.

Duket e njohur për tipin ngacmues dhe stilin e saj që shpesh flet me kode, ndjekësit e kanë përkthyer këtë status si një konfirmim të saj për mbylljen e një kapitulli të vjetër me Flori Mumajesin dhe fillimin e një kapitulli të ri sa u takon çështjeve të zemrës.

Që nga janari i vitit të kaluar, kur kantautori i njohur Flori Mumajesi deklaroi hapur lidhjen me Liberta Spahiun, duket se këto 12 muaj e kanë ndryshuar moderatoren e “Prive”.

Si kurrë me parë, Liberta u pa ta kthente “Instagram”-in në një ditar dashurie për lidhjen që mund të konsiderohej “e trazuar” me muzikantin 36-vjeçar nga Tirana.

Ndërkohë që për lidhjen e tyre përflitej që në prill të vitit 2017, çifti e zyrtarizoi historinë e fshehtë në mbrëmjen e fillimjanarit, kur Liberta festoi 33-vjetorin në club-in, ku Flori kishte koncertin e radhës me djemtë e “Threedots”.

Nuk mungoi një urim i përzemërt edhe nga ana e tij në ditëlindjen e Libertës, ashtu në sy të të gjithëve e në mes të koncertit. “Gëzuar ditëlindjen dhe jam me fat që të kam pranë!”, kujtohet të shprehej Mumajesi, ndërkohë që Liberta u pa të emocionohej nga dedikimi i tij.

Video e këtij momenti u shpërnda në rrjetet sociale nga Alaudin Hamiti, gazetari i njohur i “NIN”, i cili është një nga miqtë më të ngushtë të Libertës. Ndërkohë që mediat e Kosovës po aludonin për këtë marrëdhënie nëse ishte dashuri apo thjesht miqësi, ishte vetë Liberta ajo që postoi një foto ku tregonte një unazë në gisht, që u tha se ishte dhuratë nga Flori.

Por me kalimin e muajve, nuk u pa që Liberta ta mbante këtë unazë në gisht, sidomos në pushimet e saj verore në vende si; Spanja, Dubai apo Tanzania. Çdo ditë Liberta, bashkë me fotot seksi me bikini, shkruante statuse të koduara, ku shprehte gjendjen e saj shpirtërore.

Në njërin shkruante “U dogj loja”, ndërsa në një foto tjetër shkruante “E dehur jo, por e lagur”, që u komentua si një kunjë e saj për bashkëpunimin “Dashni me raki”, që Flori Mumajesi bëri me ish-të dashurin e saj Getoar Selimin.

Ndërsa në një set tjetër, ku shfaqej sensuale pa të brendshme poshtë një xhakete xhins, Liberta shkruante “Mendoj për ty gjithë kohën”. Kujtojmë që lidhja e Flori Mumajesit me Libertën, nisi fill pas shkëputjes së tij nga Elvana Gjata, njëkohësisht ish-mikesha e ngushtë e moderatores së “Prive”.

Kujtojmë që para se Liberta të bëhej e dashura e Florit, ishte shoqja e Elvanës nga miku i përbashkët Valdrin Sahiti. Për lidhjen me Libertën, Flori la Tiranën për të nisur një jetë të re në Prishtinë ku në fillim u tha se bashkëjetonte me prezantuesen.

Ndërkohë, gjatë gjithë vitit 2018 ata nuk postuan asnjë foto bashkë, po ashtu as paparazzët nuk arritën t’i fotografonin çift apo në shoqërinë e njerëzve të tjerë në eventet e Prishtinës.

Nuk dihet se cila është arsyeja që ata i dhanë fund, ndërkohë që Flori së fundi po përflitet për një lidhje të mundshme me këngëtaren Kejsi Tola./Panoramaplus

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here