Dy futbollistët shqiptarë të Zvicrës, Taulant Xhaka e Xherdan Shaqiri, do të dënohen me 10 mijë euro gjobë nga FIFA, ndërsa Lichtsteiner me 5 mijë euro, pse bënë “shqiponjën”.

FIFA ka arsyetuar se ata kanë shkelur rregullat e Fair Play, por siç ka arsyetuar vendimi, gëzimi i tyre ishte spontan dhe lidhet me historinë e tyre.

Pra, ata nuk janë pezulluar me asnjë ndeshje, siç kërkonte Serbia dhe do të vazhdojnë të luajnë.

Ky vendi i jep fund shpresave të Serbisë dhe ja rrit vlerën golave shqiptarë të Zvicrës.