Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha do të festojnë sot në një ceremoni familjare fejesën e tyre…

Ndonëse festa e vërtet për çiftin ka qenë përpara dy vitesh në Komo të Italisë, kur Shkëlzeni i propozoi martesë Arminës, sot dy të dashuruarit kanë mbledhur familjet dhe miqtë e tyre më të ngushtë për të celebruar një ditë të rëndësishme në jetën e tyre.

Në festën e organizuar janë të ftuar më pak se 30 persona dhe çifti nuk ka preferuar të ketë në të personazhe të jetës publike, megjithëse të dy kanë një rreth të gjerë shoqëror, në fejesë kanë ftuar vetëm tre prej miqve të ngushtë.

Vetë Armina ka publikuar në ‘instagram‘ foton e fustanit që do të veshë me mbishkrimin ‘special day’.

“RevistaWho.Com” ka mësuar se dasma do të mbahet në 2019. Deri atëherë i urojmë Arminës dhe Shkëlzenit, trashëgime dhe jetë të lumtur.

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here