Dashi- Do të keni krijimtari të shkëlqyeshme në punë. Origjinaliteti i bashkëngjitet çdo nisme. Nën drejtimin e juaj edhe gjëja më e parëndësishme ka personalitet. Me kolegët formoni një ekip të ngushtë që beson në bashkëpunim dhe që përballet me sfidat.

Demi- Të pakënaqur nga Hëna, si edhe me Venusin e burgosur në shtëpinë e juaj të dymbëdhjetë, për sot nuk bëhet fjalë për aventura dashurie! Si kompensim, mbështetje e Diellit dhe Plutonit hap rrugën për një miqësi të veçantë, intensive dhe intime.

Binjakët- Venusi dhe Hëna janë të gatshëm që t’ju inkurajojmë dhe t’ju japin një dozë vetëbesimi! Do të keni marrëdhënie të qetë me ambientin që ju rrethon. Pas një sqarimi, jeta në çifti do të bëhet më e ëmbël, partneri do të jetë më pak i ngurtë dhe do të këtë më shumë mirëkuptim.

Gaforrja- Revolucionarë të zemrës, synoni harmoninë që zbut mosmarrëveshjet, duke filluar nga jeta në çifti, ku komunikimi bëhet jetik. Dëshirat shumëfishohen nga Venusi kështu që në modë dhe produkte kozmetike do të bëni shpenzime të mëdha.

Luani- Në çifte do të jeni të lumtur dhe të kënaqur, si në përralla! Rregulli i juaj është të ballafaqoheni për çdo gjë, por pa e ngritur zërin, me dashamirësi dhe diplomaci. Do të vendosni të ndërmerrni një udhëtim minutën e fundit, për të festuar një përvjetor dashurie ashtu siç duhet!

Virgjëresha- Do të keni momente magjike në punë, ku çdo gjë ecën në përsosmëri, të frymëzuar nga një fllad gjeniu krijues dhe të mbështetur nga shija e juaj estetike. Është dita ideale për ata që merren me modën, bukurinë dhe mirëqenien, por edhe për ata që punojnë për marrëdhëniet me publikun.

Peshorja- Venusin do ta keni kundra, por nuk ju sjell ndërlikime. Ndërkohë, e mbështetur nga aspekti pozitiv i Hënës, nxjerr në pak interesin reciprok. Do të jeni të lumtura dhe të kënaqur, aq sa të ndryshoni qëndrim duke iu hapur dhe dëgjuar nevojat dhe dëshirat e partnerit.

Akrepi- Keni një familje e dashur dhe fëmijët të mirë, por ju mungon diçka, dhe madje shumë: një person nga e kaluara që ende nuk arrini ta harroni. Është e nevojshme të ndryshoni menjëherë dietën. Efektet e para do të jenë të dukshme në lëkurë, e cila do të jetë më e shkëlqyer dhe e butë.

Shigjetari- Nëse jeni të dashuri, do të shkoni pak përtej arsyes: do të bëni sjellje të çuditshme, do të bëni deklarata dramatike, do të argoni ëmbëlsi të pakufishme për personin që ju tërheq. Sot do të jeni në humor të mirë dhe do të keni fat në veprimtaritë që ndërmerrni.

Bricjapi- Hëna do të jetë e heshtur dhe Venusi do të jetë tekanjoz, sot dashuria nuk ecën. Ndërkaq ju ngushëllon dyshja Diell-Pluton, garantuese të një atmosferë miqësore dhe të shndritshme. Financat duhet t’i keni në vëmendje, dhe ju takon juve të bëni vlerësimin e duhur për të mos shpenzuar shumë.

Ujori- Ndjenjat në çift janë të forta, por përsëri nuk është e mjaftueshme. Nëse partneri përpiqet për t’ju fusë në “kurth” duke folur ju për të ardhmen, ju bëni menjëherë një hap prapa. Do të keni kontakte të shpejta dhe fitimprurëse. Nëse i keni mbyllur punët, vazhdoni përpara me veprimtari të tjera.

Peshqit- Hëna e zellshme do të jetë duke ju mbikëqyrur, ndërsa Venusi ju rekomandon blerjen e sendeve të shtrenjta, duke ju bindur se prestigji dhe suksesi ecin krah për krah. Në punë do të jeni energjikë me dyshen Diell-Pluton.