Nuk ka vend ku një shqiptar të mos jetë.

Të paktën kështu thotë legjenda.

Në filmin e ri të ‘Fast and the Furious 9’ në vendin e ‘The Rock’ pritet që të futet amerikani me origjinë shqiptare John Cena.

Ky ndryshim u deklarua pikërisht nga aktori kryesor Vin Diesel, i cili tha se John Cena do jetë pjesë e një seri filmash të reja me super makina dhe super emocione aksioni.

Filmi i ri i ‘Fast and the Furious 9’ pritet që të jepet në kinema në Prillin e 2020 dhe atje do të shikojmë se si John Cena do të luajë si aktor. Me siguri që zgjidhja e John Cena do të jetë një arsye më shumë që shqiptarët të shikojnë filmin.