Prej disa kohësh, Rozana Radi ka ndarë me ndjekësit në rrjetin social Instagram disa video humoristike ku interpreton si personazh kryesor llojet e femrave që i ka quajtur “Femzana.”

Videot e saj kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve dhe kanë shkrirë së qeshuri publikun, mirëpo në njërën prej tyre, një ndjekëse e ka ofenduar Rozanën.

“Pah sa debile këto. Çfarë mban o dhe”, shkruan ndjekësja.

Komenti i saj nuk i ka pëlqyer aspak Rozanës, e cila e ka publikuar në Instastory dhe i ka kthyer publikisht përgjigjen epike ndjekëses që e ofendoi:

“Tek videot me humor të femzanave na ka komentuar një “zonjë”. Thua mos ta ketë kuptuar sensin e videos?

Po dhe nëse s’e ka kuptuar se ndoshta e ka të vështirë t’a kuptojë, ka mundësi zonjë, juve si ju mban toka, vertikalisht apo horizontalisht?”, shkruan Rozana në postimin e saj.