Pavarësisht se vetëm disa muaj më parë ka lindur vajzën e saj Ajka, këngëtarja e talentuar Xhensila Myrtezaj nuk është shkëputur nga muzika, por ka vazhduar të punojë me ngulm për të sjellë këngë të bukura për publikun. Rikujtojmë se kënga e saj e fundit në bashkëpunim me kompozitorin Pirro Çako titullohet “Sekreti im” dhe brenda pak ditësh është kthyer në hit.

Mbrëmjen e kaluar Xhensila ka qenë e ftuar në “The Voice Kids”, prej ku ka dhënë një super lajm për të gjithë fansat e saj dhe jo vetëm. Këngëtarja ka pohuar se aktualisht po punon për albumin e saj më të ri, të cilin pritet ta lançojë së shpejti. Mezi po presim! /revistaclass