Samiti i Poznanit ne kuader te Procesit te Berlinit ka dhene fryte per Shqiperine e cila ka perfituar nga BE mbeshtetje financiare per disa projekte madhore per Shqiperine.

Ndryshe nga ç’pretendon Basha i cili mashtroi publikisht sot kur tha se “Shqipëria është i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor që nuk përfitoi asnjë qindarkë nga 180 milionë eurot që Bashkimi Europian u dha vendeve të Ballkanit për projekte kombëtare infrastrukturore, për vitin 2019.”, faktet jane komplet ndryshe dhe Shqiperia ka marre mbeshtetje jo per nje, por per 3 projekte madhore qe jane:

1- Interkonjeksioni Fier-Bitola;

2-Linja e Energjitikes Kosove-Shqiperi;

3-Hekurudha Tirane-Durres-Rinas.

 

Me poshte po ju sjellim me te detajuar investimet e perfituara prej Shqiperise nga BE (Samiti i Berlinit):

1- Linja e interkonjeksionit 400 kV Fier – Elbasan (Shqipëri) –Bitola (Maqedonia Veriore) – Aktualisht projekti është në fazë tenderimi për punimet të cilat pritet të fillojnë brenda muajit mars 2019.Për financimin e punimeve Shqipëria fitoi një grant investimi nga WBIF (dhjetor 2015) me vlerë rreth 14 mln Euro. Projekti pritet të përfundoi në qershor 2023.

2- Rehabilitimi i hekurudhës Tiranë- Durrës dhe ndërtimi i hekurudhës deri në Rinas – WBIF miratoi në dhjetor 2016 grantin për investime me një vlerë totale 36.24 mln Euro. Brenda 6-mujorit të parë të vitit 2019 pritet përfundimi i procedurës së prokurimit të përzgjedhjes së kompanisë që do zbatojë projektin dhe fillimin e punimeve civile. Autoritetet shqiptare kanë plotësuar të gjitha detyrimet ligjore dhe teknike sipas Ligjit Shqiptar lidhur me fillimin e punëve, kështu që Punimet për Rehabilitimin mund të fillojnë menjëherë pa vonesë, pas përfundimit të procedurave të prokurimit e cila ka filluar më 25.04.2018. Pritet që punimet të fillojnë në maj 2019 dhe të përfundojnë brenda qershorit të vitit 2021.

3-Linja 400 kV Shqipëri – Kosovë – projekti ka përfunduar zyrtarisht në 28.06.2016 por nuk është ende funksional. OST dhe KOS i kanë kërkuar zyrtarisht Sekretariati të Komunitetit të Energjisë dhe Bashkimit Evropian ndërhyrjen/mbështetjen e tyre për vënien në funksionim te kësaj linje. Sekretariati i Komunitetit të Energjisë e ka ngritur këtë problem me palën serbe por ende nuk ka një zgjidhje zyrtare për të vënë në funksion linjën 400 kV Shqipëri – Kosovë.

Gjithashtu  kete vit eshte ne proces Studimi per Infrastrukturen Dixhitale-Mbulimin me Broadband te rajonit.

 

Pra, Samiti  me vendet e Ballkanit Perendimor ka dhene fryte dhe financime te rendesishme per ekonomine e Shqiperise, ndryshe nga ç’pretendon Basha qe gjithcka e quan zero./Lexo.al