‘Pse nuk më ftove për të më testuar nga koka te këmbët përpara se të më flakje në rrugë?! Më testo të lutem!’

Kështu i shkruante ish-sekretarja e parë e Konsullatës së Përgjithshme në Stamboll Ilda Topalli, e cila u shkarkua nga ministri në detyrë i Jashtëm, Gent Cakaj, në një letër drejtuar Kryeministrit Edi Rama, përmes platformës së Bashkëqeverisjes.

Letra bëri xhiron e rrjetit ndërsa ish-sekretarja theksonte ndër të tjera se sa ekselente ishte.

Por lista e notave të shkollës së lartë e nxjerrin bllof.

Siç mund ta shikoni, në të, ka nota si 5-a, 6-a, 7-ta që kurrsesi nuk futen te notat e larta.

Topalli ka studiuar për Shkenca Politike në Universitetin e Tiranës në vitet 2009-2012 dhe nota që ka mundur të marrë në mbrojtjen e diplomës, është 7./newsbomb.al