Gjykata e Rrethit Durrës ka vendosur sot t’i njohë mandatin kandidates për Kryetare të Bashkisë së Durrësit, Valbona Sako.

Gjykata është vënë në lëvizje pas kërkesës së Partisë Socialiste, e cila kërkoi vërtetimin e mandatit të kryebashkiakes së Durrësit.

Edhe pse po kjo gjykatë u shpreh kundër vërtetimit të mandatit, sot, gjyqtari Shpëtim Reka ka vendosur të kundërtën.

Partia Socialiste argumenton ne kerkesen e saj se:
1 – Se pari, vertetimi i mandateve te kandidateve te propozuar nga PS dhe aletatet e saj, brenda afateve ligjore, perben interes te ligjshem te kesaj partie dhe ketij koalicioni, pasi fillimi i funksionimit normal te bashkive lidhet jo vetem me venien ne zbatim te rezultateve te shpallura nga KQZ, por edhe me permbushjen e detyrimeve ligjore dhe politike ndaj qytetareve te njesive te qeverisjes vendore.

2 – se dyti, qellimi i vertetimit te mandatit te kryetarit te bashkise nga gjykata eshte verifikim formal, i bazuar ne dokumentatcionin e paraqitur pas vendimmarrjes se KQZ per miratimin e rezultatit te zjedhjeve per kryetar bashkie. Asnje dispozite ligjore nuk i jep kompetenca gjykates se shkalles se pare qe te verifikoje procesin zgjedhor apo vendimmarrjen e KQZ. Kodi Zgjedhor ka caktuar si organ kompetent vetem Kolegjin Zgjedhor te shqyrtoje cdo ankese ndaj vendimmarrjes se KQZ.

Gjykata, pranoi kerkesen e PS, duke parashtruar se:

1. Se pari, sa i takon faktit nese Partia Socialiste legjitimohet t’i drejtohet gjykates apo kjo mundesi i njihet vetem kandidatit per kryetar bashkie, gjykata shprehet se:

Në vlerësimin e gjykatës në ato raste që kandidati për kryetar bashkie regjistrohet në KZQ si kandidat i një subjekti politik, legjitimimin për të kërkuar vërtetimin e mandatit e ka si vetë kandidati, ashtu edhe partia, koalicioni apo partitë politike përkatëse. Ky përfundim rezulton si nga interpretimi literal e sistematik i nenit 60 të Ligjit Nr.139/2015 në raport me dispozitat e tjera të këtij ligji, ashtu edhe nga parashikimet e nenit 60/1, 2 dhe 3 të Kodit Zgjedhor të cituar mësipër, i cili parashikon se kandidati për kryetar bashkie i propozuar nga një subjekt politik apo koalicion partish regjistrohet në KZAZ apo KQZ nga partia politike apo koalicioni përkatës. Për rrjedhojë, do të ishte nonsens që partia politike apo koalicioni përkatës të konsiderohej se nuk ka interes të ligjshëm në kërkimin për vërtetimin e mandatit të kryetarit të bashkisë.

E gjithë fryma e Kodit Zgjedhor (nenet 124/1, 145/1) pranon qartë interesin e ligjshëm të partisë politike dhe vetë kandidatit në paraqitjen e kërkesave apo ankesave që lidhen me interesat e tyre, duke pasur në fakt edhe raste kur vete kandidatët kane të drejta më të kufizuara në paraqitjen e kërkesave të caktuara, të cilat u takojnë ekskluzivisht partive politike dhe koalicioneve të tyre zgjedhore.
Pra, në vlerësimin e kësaj gjykate kërkuesi Partia Socialiste e Shqipërisë si pjesë e koalicionit zgjedhor „Aleanca për Shqipërinë Europiane“ legjitimohet të kërkojë vërtetimin e mandatit të një kryetari bashkie kandidat fitues i kësaj force politike, siç është në rastin konkret mandati i Kryetares së Bashkisë Durrës.

2. Se dyti, sa i takon faktit se cfare nenkuptohet me vertetim te mandatit te kandidatit nga gjykata, vendimi i gjykates se durresit shprehet se: kompetenca që neni 60/1 i Ligjit Nr.139/2015b i ka dhënë gjykatës së rrethit gjyqësor (dhomës civile) është vërtetimi i mandatit të kryetarit të bashkisë, pa përkufizuar se çfarë do të nënkuptojë ky proces. Një përkufizim apo sqarim i termit „vërtetim“ nuk rezulton as në Relacionin për projektligjin „Për vetëqeverisjen vendore“, në të cilin për nenin 60 të ligjit jepet shpjegimi: „Neni 60 përcatkon procedurat e vërtetimit dhe marrjes së mandatit nga kryetari i bashkisë që ka fituar zgjedhjet“.

Fjalori i gjuhës shqipe e përkufizon foljen „vërtetoj“ si: „1. Pohoj se diçka është e vërtetë a e saktë, pasi e kam shqyrtuar ose e kam kontrolluar; provoj me fakte, me dëshmi, me prova etj. vërtetësinë ose saktësinë e diçkaje; tregoj se diçka është plotësisht e vërtetë dhe e saktë, e gjej vërtet si është puna. Vërtetoj një tezë. E vërtetoi me shkrim (me fakte, me prova). E vërtetoi dyshimin (diagnozën). E vërteton shkenca. E ka vërtetuar jeta (historia). 2. Tregoj se një dokument është i saktë dhe ka vlerë të plotë, duke e nënshkruar. Vërtetoj shkresën (dokumentin, faturën). 3. mat. Provoj vërtetësinë e një pohimi tjetër me anë të një vargu veprimesh matematike, arsyetimesh e gjykimesh të veçanta të lidhura në një mënyrë të caktuar. Vërtetoj një teoremë.” Pra, në interpretimin literal të funksionit të gjykatës në këtë proces (vërtetimin e mandatit) kuptohet që roli i gjykatës është të shqyrtojë nëse vërtetohet me prova se akti me të cilin kandidati për kryetar bashkie është shpallur fitues është i saktë dhe i vërtetë dhe nëse është përfundimtar.

Roli i gjykatës së rrethit gjyqësor në vërtetimin e mandatit të kryetarit të bashkisë është tërësisht i ndryshëm nga roli i KQZ si i vetmi institucion ligjor kompetent për verifikimin e rezultateve të votimit, rolit të Kolegjit Zgjedhor për shqyrtimin e ankesave gjyqësore ndaj vendimeve të KQZ dhe rolit të Këshillit Bashkiak si organi kompetent për shpalljen e vlefshmërisë së mandatit apo deklarimin e pavlefshmërisë së mandatit të Kryetarit të Bashkisë.

Kodi Zgjedhor ka përcaktuar kompetencën e KQZ si i vetmi organ që verifikon dhe nxjerr rezultatet e votimit dhe po sipas parashikimeve të tij Kodi Zgjedhor ka përcaktuar si të vetmin organ kompetent për të shqyrtuar ankimin gjyqësor ndaj vendimeve të KQZ-së Kolegjin Zgjedhor. Kjo do të thotë se verifikimi dhe nxjerrja e rezultateve të votimit, ligjshmëria dhe vlefshmëria e zgjedhjeve janë vetëm kompetencë e KQZ dhe Kolegjit Zgjedhor dhe kurrsesi objekt shqyrtimi i gjykatës së rrethit gjyqësor në gjykimin e kërkesës për vërtetimin e mandatit të kryetarit të bashkisë sipas nenit 60/1 të Ligjit Nr.139/2015.

Pra, ligjvënësi ka ndarë kompetencat dhe funksionin e secilit prej organeve pjesëmarrës në këtë proces, duke mos krijuar mbivendosje mes këtyre kompetencave. Për pasojë, roli dhe funksioni i kësaj gjykate në shqyrtimin e kërkimit është vetëm vërtetimi nëse sipas Vendimit Nr.944, dt.05/07/2019 të KQZ Znj.Valbona Sako është shpallur fituese si Kryetare e Bashkisë Durrës.

Me kete arsyetim, Gjykata e Rrethit Gjyqesor, Durres, ka vendosur:
Pranimin e kërkesës së kërkuesit Partia Socialiste e Shqipërisë si pjesë e koalicionit zgjedhor „Aleanca për Shqipërinë Europiane“ dhe vërtetimi e mandatit te Kryetares se Bashkisë Durrës të Znj.Valbona Sako në zgjedhjet vendore të datës 30 qershor 2019, sipas Vendimit Nr.944, dt.05/07/2019 të KQZ.

Vendimi Valbona Sako