Armina Mevlani, përveç blogeres, që prej lidhjes më Shkëlzen Berishën, ka hapur edhe një dyqan rrobash në Bllok.

Dyqani me rroba (kryesisht të brendshme) të shtrenjta, është parë si një mënyrë se si Shkëlzen Berisha, pastron paratë e fituara në mënyrë të paligjshme.

Gazetari Bledi Mane sjell një rast, që vërteton këtë gjë:

“Dyqani i saj Delirium 250 metra katrorë është hapur qysh para 7 viteve. Ndodhet në mes të lagjes ekskluzive të Bllokut dhe çdo muaj, Armina, dashnorja e supozuar e djalit të Sali Berishēs paguan 3800 euro.

E përsërisim, 3800 euro në muaj, 45600 euro në vit edhe pse nuk i shkel asnjë frymor në butik, pretendon se ka goxha punë…

Vetëm manekinët i vesh me rroba firmato dhe sa për ilustrim, 5 muajt e parë të vitit 2019 ka bërë vetëm një furnizim.

Fatura doganore e mëposhtme tregon se ka sjellë nga Austria 3 vetëm 3 pulovra për femra.

Ky nuk është pastrim lekësh, ky është pastrim i ndyrë lekësh që nuk justifikon as xhirron ditore dhe as dashurinë hipokrite bashkëshortore.

Sali, o Sali të gjeti belaja në pleqëri”, shkruan ai.(TemA)