Ambasadorët pas Romana Vlahutin që kanë ardhur në Shqipëri, janë të korruptuar.

Kështu tha demokrati Fahri Balliu në studion  elajmeve në RTV Ora, teksa foli për protestën e opozitës dhe ndikimin e ndërkombëtarëve.

Ky pushtet që bën një reprezalje të tillë, siç bëri ditën kur u vodhën miliona euro në Rinas, të gjithë policinë e çoi tek Bregu i Lumit, kur e kishte në tjetër vend. 

E gjithë kjo pamje i tryston faktorit ndërkombëtar do thuash ti. 

Për hir të së vërtetës duhet të themi që disa nga ambasadorët kryesorë të Shqipërisë janë të korruptuar. 

Janë me veprimtari të dyshimtë edhe në shtetet e tyre. 

Ambasadorja gjermane nuk informon të vërtetën e kësaj që po ndodh. 

Ambasadori austriak nuk informon të vërtetën. Ka një korrupsion me qeverinë”, tha Fahri Balliu.