Në fillim të vitit Facebook vendosi të mos lejonte reklamimin e kriptomonedhave në platformë sepse sipas rrjetit social përmbanin praktika mashtrimi dhe manipulimi të përdoruesve.

Megjithatë rrjeti social nuk është edhe aq kundër idesë së një monedhe dixhitale dhe thuhet se është duke zhvilluar një për vete.

Sipas Bloomberg, gjigandi i teknologjisë po zhvillon “stablecoin” me të cilën përdoruesit mund të transferojnë para duke përdorur WhatsApp raporton PCWorld.al.

Stablecoin do të lidhet me dollarit Amerikane dhe duhet të jetë më stabil dhe rezistent ndaj luhatjes së vlerës krahasuar me bitcoin, njofton PCWorld.

Bloomberg thotë se Facebook do ta testojë monedhën në Indi ku WhatsApp ka 200 milion përdorues.

Një lëvizje e tillë pritej prej kohësh sepse rrjeti social në Maj krijoi një grup për të studiuar blockchain nën drejtimin e ish presidentit të PayPal. Megjithatë do të na duhet të presim pak kohë përpara se të kemi diçka konkrete në këtë drejtim.