Facebook mund të kthehet në kërcënim për demokracinë nëse nuk ashpërsohen rregullat. Këtë ka paralajmëruar ish shefi i inteligjencës britanike Rober Hanningan cili në një intervistë për BBC ka treguar se gjiganti i medias sociale është i interesuar më shumë në përfitime nga të dhënat e përdoruesve sesa mbrojtja e privatësisë se njerëzve.

Deklarata e tij vjen pasi Facebook akuzohet se ka bërë marrëveshje sekrete me kompani të panjohura duke shitur të dhënat e përdoruesve. Gjithashtu vjen pas përhapjes në mase të lajmeve të rreme.

“Facebook është si një vend ku ofrohen shërbime falas. Është një biznes i orientuar ndërkombëtarisht dhe reklamon, e përdor të dhëna dhe i shet për përfitime vetjake, duke shkelur rregullat e privatësisë dhe mbrojtjes së të dhënave të individëve”.

Sipas tij, shefi i Facebook dhe zëvendësit e tij kanë kontaktuar në email me disa kompani, duke bërë marrëveshje sekrete ku këtyre kompanive u mundësohet qasje tek të dhënat e përdoruesve. Megjithatë Facebook mohon akuzat dhe thotë se është një situatë e keqkuptuar./ Tiranapost.al.

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here