Facebook ka kaluar një nga javët më të vështira të një viti të vështirë! Në fakt, nisi që nga 8 Marsi, me propozimin për të hedhur poshtë Facebook, Amazon dhe Google, të senatores amerikane dhe kandidates për presidente, Elizabeth Warren.

Fill pas kësaj, Facebook pati ndërprerjen më të gjatë të rrjetit në historinë e vet. Por, goditja përfundimtare ishte ajo e së premtes, me transmetimin direkt të masakrës në Zelandën e Re.

Në Twitter janë bërë me mijëra komente lidhur me rrjetin dhe zhvillimet e fundit. Reagimet kanë dënuar mënyrën si Facebook “përdor” jetën private të përdoruesit, lajmet e rreme dhe monitorimin e përmbajtjeve ofensive ose të dhunshme.

Pavarësisht se Zuckerberg njoftoi kohët e fundit se do të fokusohen në komunikimin privat, afatgjatë dhe të koduar, kompania po përballet me hetime të vazhdueshme në mbarë botën për shkeljet e pretenduara të privatësisë të zbuluara vitin e kaluar, që rrjedhin nga marrëdhënia e saj me Cambridge Analytica.

Burimi: Bloomberg