Të gjithë e kemi pyetur të paktën njëherë të vetme veten se çfarë mund të ndodhë me profilin tuaj në Facebook, pasi të ndërroni jetë. Për këtë ju themi se nuk duhet të shqetësoheni fare, pasi gjiganti i rrjeteve sociale ka krijuar disa opsione që ju mund t’i aktivizoni dhe këto opsione bëjnë të mundur që llogaria të fshihet vetë, pasi të ndaheni nga jeta. Më poshtë, po ju listojmë gjithçka duhet të dini rreth opsioneve dhe si mund t’iu rregulloni ato, tani që jeni gjallë.

Në fakt duhet thënë se duket pak e frikshme ta bësh këtë gjë, por sipas specialistëve të Facebook duhet bërë. Si fillim shikoni profilin tuaj në Facebook dhe më pas klikoni “Rregullimet’’. Më pas klikoni “Menaxho llogarinë”. Klikoni opsionin “Kërkoni që llogaria të fshihet pasi të ndërroni jetë”. E pasi t’i keni bërë të gjitha këto do t’ju shfaqet një opsion që thotë:

Ju lutem konfirmoni se doni që llogaria të fshihet pas vdekjes. Sapo dikush të na vërë në dijeni se keni ndërruar jetë, të gjitha informacionet, fotografitë dhe postimet do të hiqen përfundimisht nga Facebook-u dhe askush nuk do të mundë më të shikojë profilin sërish.