Tashmë është edhe zyrtare, Cesc Fabregas është një lojtar i Monaco. Zyrtarizimi ka ardhur nëpërmjet sajtit të klubit francez në internet. Mesfushori spanjoll pas katër vitesh e gjysmë largohet nga Chelsea dhe Premier League dhe është gati të nisë një tjetër aventurë këtë herë në kampionatin francez. Fabregas 31 vjeç ka nënshkruar me Monaco deri në qershorin e vitit 2022 dhe është i lumtur për aventurën e re.

”Është një kënaqësi për mua që i bashkohem Monacos në këtë aventurë të re për mua. Kemi një grup me kualitet dhe një trajner të mirë dhe mezi pres të debutoj,” -thekson Fabregas.

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here