Qytetarët në qendër të Prishtinës janë mbledhur në një protestë simbolike ku kërkojnë që Komisioneri Europian Johannes Hahn të futet në Kosovë me vizë. Ata i referohen procesit të vonuar të liberalizimit të vizave nga BE.

‘Mirë se vini në Kosovë, zoti Hahn. Ne veprojmë përmes reciprocitetit, kështu që ju nevojitet një vizë për të hyrë në Kosovë. Për viza nevojiten rreth 45 dokumente të ndryshme dhe 35 euro (tarifa për vizë), “shkruhet në një banderolë të vendosur jashtë ndërtesës së Qeverisë së Kosovës në Prishtinë mëngjesin e sotëm.

Sipas organizatorëve, mesazhi shpreh pakënaqësinë ndaj qasjes së Bashkimit Europian ndaj qytetarëve të Kosovës lidhur me kërkesat për viza për të udhëtuar brenda zonës së Shengen. Sipas tyre, kjo qasje është e papranueshme, duke thënë se nuk meritojnë të mbeten të vetmit në Evropë dhe Ballkan me viza.

Hahn do të takohet me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, Kryeministrin Ramush Haradinaj dhe Kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli ku do diskutohen çështje të ndryshme, edhe çështja më e nxehtë e këtyre ditëve, vendosja e tarifave 100% ndaj mallrave serbe dhe aty të Bosnje-Hercegovinës. Hahn do kërkojë që Kosova të heqë dorë nga vendimi. Aktualisht ai ndodhet në Serbi për tu takuar me presidentin Vuçiç, ndërsa pasdite do jetë në Kosovë. / Tiranapost.al.