Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, shprehet se nëse zgjedhjet do të bëheshin sot, opozita e bashkuar do të ishte shumicë qeverisëse.

“Ka një diskutim qartazi. Është qeveria në rënie më shumë se 60% dhe vjen nga qëndrimi i kryeministrit që ishin pikat e para dhe kemi PD që merr më shumë sesa qeveria dhe kryeministri i sotëm që është 44 e pak %.

Ka një rënie prej 5% nga 2017 dhe PD është në rritje me 10%, por vetë PS nuk e mbështet më Ramën.

Rama dhe qeveria është në kuotat 30 e pak %.

Kjo reflektohet edhe te njerëzit që vijnë në protestat e opozitës, që i sjellin ish-ministrat e Edi Ramës, apo kryebashkiakë, që duan ta rrëzojnë edhe vetë socialistët.

Qartazi, sondazhi e sjell sot si mazhorancë opozitën e sotme të bashkuar.

Nëse zgjedhjet do të bësheshin dje, jo sot, sepse sot mund të ketë avancuar edhe më shumë PD, LSi dhe partitë e tjera të koalicionit do të qeverisnin”, tha Salianji.