“Christian Pauncci nuk e kuptoi mentalitetin dhe futbollin në Shqipëri”. Sipas specialistëve, kjo shihet si një nga pikat kryesore të dështimit të trajnerit italian me Kombëtaren.

“Erdhi në një moment kur nuk kishte alternativë. Panucci nuk u përshtat në ansjë moment me mentalitetin, futbollin tonë, tifozët apo dhe gazetarët. Pas suksesit në Europian nuk solli risi, por la një gropë të madhe”, thotë trajneri Ernest Gjoka per TV Klan.

Një kthim shumë vite pas dhe situata e krijuar gjatë kësaj peridhe ka ndikuar edhe te futbollistët. Zgjedhja e radhës për trajnerin Ernest Gjoka, duhet të jetë e menduar mirë.

“Të bëjë një zgjedhje të duhur, që kombëtarja të rikthehet. Është shumë e vështirë për momentin, pasi e shikoj që lojtarët kanë pësuar një shok”.

Nga ky moment duhet menduar për të ngritur një kombëtare solide.

“A do shkojmë ne në Europian? Problemi është që të ndërtojmë një themel të fortë, që skuadra të ketë një perspektivë për nesër”.

Për Ernest Gjokën, te kuqezinjtë duhet kthyer besimi që të kenë sërish uri, atë që tashmë duket se e ka Kosova.