Mbrëmja e ‘Ballos Vieneze në Tiranë’ ka bërë bashkë emra të njohur të vendit. Mes tyre ka qenë dhe kreu i bashkisë Erion Veliaj shoqëruar nga bashkëshortja e tij Ajola Xoxa. Të dy u shfaqën mjaft elegantë dhe në rrjetet sociale qarkulluan foto nga prania e tyre në atë mbrëmje.

Fotografi Gent Onuzi ka postuar një foto të çiftit gjatë eventit dhe në sy ka rënë komenti i Veliajt. “Shumë yll kjo goca, po ky i marumi kush o”, komenton Veliaj duke komplimentuar partneren e tij dhe duke shkaktuar të qeshura me komentin komik për veten.