Partia socialiste ka mbledhur sot Kryesinë ku ka zyrtarizuar emrat e kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet e 30 qershorit për 61 bashkitë në vend.

Emri i cili ra menjëherë në sy, ishte ai i Erion Isait. Aktori i “Be Coffee” dhe drejtori aktual i “Teatrit te Kukullave” ne Tirane, do kandidojë për postin e Kryebashkiakut në Bashkinë e Kolonjës, që siç e dimë është dhe qyteti i tij i lindjes.

Ishte Ardit Gjebrea ai i cili e postoi lajmin në ‘instastoryn’ e tij, duke e krahasuar Erionin me presidentin e Ukrainës.

“Ukrainasit zgjodhën një komedian, regjizor, aktor si president të vendit, ndërsa Erion Isai po e nis nga vendi i origjinës. I mbarë qoftë rrugëtimi yt i sapo nisur” shkruan Gjebrea për Erionin.

“Kur vlerësimi dhe mbështetja vjen nga Ardit Gjebrea është dyfish përgjegjësi. Faleminderit mik” shprehet Erioni në Instagramin e tij.

Ky lajm ishte një surprizë për të gjithë ne, por i urojmë Erionit suksese në rrugën e nisur. Edhe pse nuk e dimë nëse gjatë kohës së fushatës Erioni do jetë pjesë e “Be Coffe” dhe se çfarë do ndodhë me të nëse do fitojë postin në Bashkinë e Kolonjës.