Zv.kryeministri Erion Braçe për ABC News ka thënë se presidenti i Republikës nuk ka asnjë mundësi apo hapësirë ligjorë për të ndryshuar datën e zgjedhjeve. Mirela Milori: Situata politike që po kalon vendi e tremb sipërmarrjen e huaj, dua të flasim pak për këtë situatë të krijuar që nga shkurti, si i shihni qëndrimet e ish opozitës?

Erion Brace: Qëndrimi është antikushtetues, presidenti nuk ka asnjë hapësirë ligjore për të ndryshuar datën e zgjedhjeve. Zgjedhjet do të mbahen në 30 qershor dhe nuk ka asnjë që ta ndryshojë këtë. Mirela Milori: Nëse dorëhiqet presidenti? Erion Brace: Atëherë do të zgjidhet i ri. Mirela Milori: Shkohet në zgjedhje pa opozitën?

Erion Brace: Kjo nuk është zgjedhja ime, është precedent i rëndë për demokracinë që synon ti heqë të drejtat kushtetuese të shqiptarëve por nga presidenti kam mësuar se kushtetuta është mbi çdo gjë. Nuk ka situatë tjetër. Për sa kohë që presidenti i referohet kushtetutës atëherë duhet të zbatojmë kushtetutën, presidenti gjithashtu.