Zv. kryeministri Erion Braçe ka kritikurar liderin demokrat lidhur me interpretimin e tij gjatë protestës të himnit kombëar. “Perse duhet qe nje idiot “patriot” duhet te kendoje himnin kombetar ne menyre te perseritur, edhe kur nuk di te kendoje?!”, shkruan Braçe.

Braçe thotë se sulmi drejt Kuvendit është sulm ndaj Reformës në Drejtësi.

“Nje perpjekje per te kuptuar idiotin e Tiranes!

Perse duhet qe nje idiot “patriot” duhet te kendoje himnin kombetar ne menyre te perseritur, edhe kur nuk di te kendoje?!

Tregon vendosmeri-eshte e vetmja pergjigje.

Perse nje idiot parapolitik sulmon me dhune te hyje ne Kuvend-ne menyre te perseritur, kur vetem dy muaj e pak me pare doli vete, me deshire e pa ja kerkuar kush, madje duke e lutur edhe nderkombetarisht te mos ikte nga aty?!

Tregon vendosmeri-eshte e vetmja pergjigje.

Dakort, edhe mund te jete keshtu por, eshte vendosmeria e #idiotit ama!

Nderkohe ka nje arsye te forte te sulmit mbi Kuvendin, ne fillim duke synuar delegjitimimin permes ikjes prej tij, tani duke e sulmuar dhunshem;

Lufta mbi proceset e Reformes ne Drejtesi.

Reforma nuk bllokohet me ne Kuvend.

Por dhuna mbi Kuvendin synon bllokimin e proceseve.

Kane dy vite ne kete lufte, nuk kane votuar asgje per tu dhene shqiptareve Drejtesi reale per te gjithe.

Asgje!

Vec lufte kunder saj!”, shkruan Braçe.