Nga Erjon Braçe

Deri sa te kete #Drejtesi, jo, Mos e harro kurre #Gerdecin!

Ishte dhe eshte, #KrimiShtetit!Kerkush nuk mund ta zhbeje kete, as vete e as me prokuroret dhe, as me gjykatesit e tij!Thelbi i Gerdecit ishte: Trafiku i armëve dhe municioneve!

Demontimi ishte aktivitet plotesues, i qellimte, legalizuar nga qeveria e Sali Berishës, per te maksimizuar fitimet.Po e perseris, thelbi ishte #TrafikuiArmeve!Nuk u hetua kurrë, nuk guxoi kush ta hetonte.

As trafikun, as Qeverine e Berishes, as Ushtrine e tij, as supertrafikantin qe e njihnin fare mire pas emrave te shumefishte ne Ballkan, te gjithe ne listen e zeze te trafikut!

Trafiku i armeve prodhoi Fabriken e Vdekjes!I duhej si mbulim, si paketim ne fillim, si demontim vdekjeprures por me fitim kolosal nga shfrytezimi i nje grushti njerezish te varfer e ne nevoje per pune-mes tyre gra e femije, me pas!

I poqën të gjallë!

Krim me makaber ne kete vend nuk ka patur kurre, kurre!Ky vend nuk do te jete kurre i drejte, i ndershem e ne paqe, pa hetuar e ndeshkuar deri ne fund, politikanet e pushtetaret e perfshire ne trafikun e armeve e municioneve nga Gerdeci.Ate dhe aty ku nuk hetua kurre!

Mos harroni, ata jane gjalle dhe ne politike;Nuk kanë ikur, janë po ata!Babezia i beri bashke ne Gerdec, donin maksimumin per vete-superfitimet natyrisht dhe, e ngriten dhe e kontrolluan biznesin kriminal me familjaret e tyre!

E zhvilluan ate biznes ne kafsheri te plote, duke shfrytezuar gra e femije, ju moren shpirtin aty!Janë pot ë njëjtë njerëz.Nuk kane ikur kund! Jane mu ketu!

Bejne sikur nuk kujtohen per sot, por e djeshmja i tmerron!Sali Berisha i pari, ne ate kohe e kete kohe, ministrat e tij vendimmarres ne Qeveri-perjashtuar dy kundershtues te provuar e te zhdukur prej tij nga PD;Ministri i Mbrojtjes e shefi i Ushtrise pas tij, vendimmarres e te perfshire ne kete histori;

Lulzim Basha anetar i asaj qeverie e vendimmarres edhe ky!Askush nga ata qe u perfshine ne Gerdec nuk ka ikur.Jane kapur me thonje ne politike per ti shpetuar drejtesise ne cdo kohe, pergjithmone!Tani qe prokuroret e gjykatesit e tyre garante po ikin, jane kapur me thonj pas Shqiperise!