Erind Bejko, drejtor në Bashkinë Tiranë, i ftuari i ditës në emisionin “Botërori +” në Report Tv, ka pohuar se Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri janë treguar madje shumë të qetë, pasi kanë pasur provokime nga serbët…

Kishte ditë para ndeshjes Serbi-Zvicër që Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri provokoheshin nga serbët, në rrjetet sociale dhe në media të ndryshme. Kështu që simboli i shqiponjës ishte më pakti që ata mund të bënin. Madje ata janë treguar shumë të qetë, edhe pas ndeshjes nuk kanë deklaruar asgjë politike, thjesht kanë pohuar se ashtu e ndjenë dhe e bënë, pa fyer askënd. Nuk është hera e parë që ata festojnë në këtë mënyrë.

Erind Bejko.