Kryeministri grek, Aleksis Cipras do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Turqi për një takim me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, njoftoi agjencia greke e lajmeve, ANA.

Cipras do të udhëtojë drejt Turqisë më 5 shkurt. Kujtojmë që kohët e fundit raportet mes dy vendeve janë jo aq të mira.