Prej disa kohësh në media ka qarkulluar lajmi se këngëtarja shqiptare Era Istrefi është në një lidhje me këngëtarin e famshëm britanik, Julian Perretta. Dyshja janë fotografuar shpesh herë nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe madje komentet ngacmuese dhe komplimentet e shumta në fotot e Erës kanë tërhequr vëmendjen e fansave dhe mediave të cilat kanë aluduar se ata janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin.

Edhe pse Era ka zgjedhur që mos të reagojë lidhur me këto lajme me postimin e fundit ka vërtetuar edhe më shumë lajmet se është në një lidhje. Së fundmi, këngëtari i njohur Perretta ka publikuar një video ku shihet së bashku me Erën në makinë teksa të dy dëgjojnë muzikë. “Zoti & Zonja Smith”, ka shkruar ai pranë videos duke ju referuar filmit të famshëm të Brad dhe Angelina Jolie. Këtë video Era nuk ka ngurruar ta publikojë në profilin e saj duke treguar hapur që kalon një kohë të madhe me këngëtarin.