Ish-kryeministri Sali Berisha rrezikon të burgoset nëse do të tentojë ndonjë nga skenarët e tij destabilizues në ditën e zgjedhjeve.

Pak ditë më parë nga një studio televizive, ai la të nënkuptohet se opozita do të përpiqet me çdo kusht që ta bllokojë procesin zgjedhor.

Por nuk zgjati shumë dhe socialistët e paralajmëruan duke i kujtuar Kodin Penal. I pari ishte kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ai i cili gjatë një takimi me qytetarët në Elbasan, deklaroi se kush prek kutitë e votimit dënohet me 7 vjet burg.

Kuptohet qartë që ky mesazh është për Berishën. “Më 30 qershor zgjedhjet do të zhvillohen. Ta harrojë Monika, Luli e Saliu se mund të pengojnë popullin të shkojnë të votojnë.

Nuk e bëjnë dot. Është vepër penale, dënohet deri në 7 vjet burg, kushdo që pengon zgjedhësit të shkojnë në votim.

Kushdo që tenton të dhunojë qoftë derën e qendrës së votimit, e për të mos thënë pastaj, larg qoftë, të guxojë të ngrejë dorën mbi kutinë e votimit për ta dëmtuar atë, sepse dënimi është shumë i rreptë. Shqiptarët dinë të bëjnë shumë mirë dallimin mes bashkive që drejtohen nga PS dhe bashkive që drejtohen nga Luli dhe Monika, e të cilat ka ardhur koha t’i çlirojmë nga kapja prej tyre”, u shpreh Balla. Sipas tij, qytetarët e kanë të thjeshtë zgjedhjen sepse të gjithë janë të qartë se Lulzim Basha nuk bën asgjë nëse fiton.

Reagimi i Felajt

E prerë në qëndrimin e saj përkundrejt thirrjeve të Berishës ishte edhe kryetarja e Komisionit të Sigurisë, Ermonela Felaj. Në një prononcim për gazetën “SOT”, ajo deklaroi se ish-kryeministri po përpiqet të bëjë një ’97 të dytë, por theksoi se nuk do t’ia arrijë dot qëllimit.

Sipas Felajt, epoka e Berishës ka mbaruar dhe tani nuk e dëgjon më njeri. “Thirrjet e Berishës janë thirrje të një njeriu që siç po mban peng Partinë Demokratike, kërkon që për interesa të tij dhe të familjes së tij të mbajë peng Shqipërinë.

Janë thirrje të dikujt që pasi po çon në humnerë dhe në vetasgjësim politik Partinë Demokratike, po kërcënon të djegë përsëri Shqipërinë siç e dogji në vitin 1997 nga frika e asaj që po vjen dhe që kërcënon se mos i prishet marrja e rrezeve të diellit, spërdredhja apo krehja e familjarëve të tij në ishuj ekzotikë që janë dhe parajsa fiskale. Koha e këtij plaku ka marrë fund, atë dhe sojin e tij shqiptarët e kanë braktisur me kohë dhe tani i ka mbetur vetëm kujtesa gjakatare dhe qytetari imagjinar dixhital”, tha deputetja e PS.

Ajo u shpreh e sigurt se zgjedhjet në 30 qershor do të zhvillohen dhe se asgjë nuk do t’i pengojë. Për ata që tentojnë rrëmuja, Felaj paralajmëroi burg.

“Askush e asgjë nuk ndal proceset normale demokratike në Shqipëri, askush nuk ndal dot të drejtën themelore kushtetuese të popullit shqiptar për të zgjedhur dhe për tu zgjedhur dhe kjo nënkupton që më datë 30 qershor do të mbahen me patjetër zgjedhjet lokale dhe populli do shprehë me votë vullnetin e tij.

Kushdo që i del kundër këtij vullneti e ka vendin pas hekurave dhe që në fakt duhet ta kishte pasur me kohë për gjithë zullumet që kanë bërë”, deklaroi Ermonela Felaj. Edhe sipas deputetit socialist, Xhemal Qefalia, zgjedhjet nuk bllokohen dot. “Po askush si merr seriozisht thirrjet e tij. Asgjë nuk i pengon proceset demokratike dhe zgjedhjet në një vend anëtarë të NATO-s”, nënvizoi Qefalia për gazetën “SOT”.

Ish-kryeministri Sali Berisha rrezikon të burgoset nëse do të tentojë ndonjë nga skenarët e tij destabilizues në ditën e zgjedhjeve. Pak ditë më parë nga një studio televizive, ai la të nënkuptohet se opozita do të përpiqet me çdo kusht që ta bllokojë procesin zgjedhor. Por nuk zgjati shumë dhe socialistët e paralajmëruan duke i kujtuar Kodin Penal.

I pari ishte kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ai i cili gjatë një takimi me qytetarët në Elbasan, deklaroi se kush prek kutitë e votimit dënohet me 7 vjet burg. Kuptohet qartë që ky mesazh është për Berishën. “Më 30 qershor zgjedhjet do të zhvillohen.

Ta harrojë Monika, Luli e Saliu se mund të pengojnë popullin të shkojnë të votojnë. Nuk e bëjnë dot. Është vepër penale, dënohet deri në 7 vjet burg, kushdo që pengon zgjedhësit të shkojnë në votim.

Kushdo që tenton të dhunojë qoftë derën e qendrës së votimit, e për të mos thënë pastaj, larg qoftë, të guxojë të ngrejë dorën mbi kutinë e votimit për ta dëmtuar atë, sepse dënimi është shumë i rreptë. Shqiptarët dinë të bëjnë shumë mirë dallimin mes bashkive që drejtohen nga PS dhe bashkive që drejtohen nga Luli dhe Monika, e të cilat ka ardhur koha t’i çlirojmë nga kapja prej tyre”, u shpreh Balla.

Sipas tij, qytetarët e kanë të thjeshtë zgjedhjen sepse të gjithë janë të qartë se Lulzim Basha nuk bën asgjë nëse fiton.