Nëse ke parë ëndërr sikur ke rënë në dashuri për herë të parë
Nuk ka rëndësi se sa kohë ka kaluar që nga momenti kur jeni ndarë. Është normale që të mendosh vetëm për momentin e parë kur ke rënë në dashuri. Kuptimi i kësaj ëndrre nuk është ai që mendon ti, por kjo nuk do të thotë që të mungon ai, të mungon vetëm momenti kur ke qenë e dashuruar me të.

Ëndërr sikur ktheshesh me ish-in Kjo është një ëndërr shumë e zakonshme gjatë periudhave të hershme të ndarjes. Shpesh njerëzit mund të shohin në ëndërr sikur ish partneri i tyre i kërkon që të kthehen sërish bashkë. Gjithsesi realiteti është shumë larg kësaj. Kjo ëndërr mund të jetë thjesht shprehje e dëshirave tuaja të fshehta. Mbase jeni ju ai që shpresoni për një kthim të mundshëm.