Votimi historik në Maqedoni për ndryshimin e emrit duke i hapur rrugë proceseve integruese të saj në BE dhe në NATO është përshëndetur edhe nga ministri i Jashtëm Ditmir Bushati.

Përmes një postimi në twitter, kryediplomati shqiptar thekson se vota finale e marrëveshjes së Prespës në Parlamentin e Maqedonisë është demostrim i qartë i aftësisë politike për të zhbllokuar rrugën drejt NATO-s dhe BE-së.

Bushati vlerëson rolin e luajtur në këtë process nga shqiptarët, i cili tregoi edhe njëherë se është vendimtar në situata të tilla të rëndësishme.

“Vota finale e marrëveshjes së Prespës në Parlamentin e Maqedonisë është demostrim i qartë i aftësisë politike për të zhbllokuar rrugën drejt NATO-s dhe BE-së. Kontributi i faktorit politik shqiptar provoi sërish që është faktor vendimtar. Urime”, shkruan Bushati.

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here