Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve pritet nesër të shpallë emrat e kandidatëve për deputet nga listat e PD dhe LSI për të plotësuar vakancat e krijuara si pasojë e lënies së mandatit të deputetit nga PD dhe LSI. Janë 5 deputetë nga PD dhe 2 nga LSI të listuar për marrjen e mandatit të deputetit. Javaneës sjell emrat e kandidatëve. Po në këtë mbledhje do të bëhet edhe regjistrimi i Partisë Komuniste si subjekt politik në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Projekt vendimet: “Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Tiranë, z.Shkëlqim Hoxha, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”.

“Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Tiranë, z.Besnik Fucia, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”. “Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Tiranë, z.Petrit Vargu, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”.

“Për regjistrimin si subjekt zgjedhor “Partia Komuniste e Shqipërisë” për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”. “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Gjirokastër, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë”. “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Korçë, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë”.

“Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Berat, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë”. “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Tiranë, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë”.

Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatit nga lista shumemërore për këshillin bashkiak Rrogozhinë, në zbatim të ligjit nr.138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.