Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Elbasan, pak pasi u konfliktua me stafin mjekësor të urgjencës së spitalit dhe kundërshtoi me dhu.në policinë. Sipas policisë, Domeniko Kumuria shkoi për ndihmë mjekësore pranë spitalit dhe menjëherë më pas u konfliktua me stafin mjekësor.

“Konfliktohet me stafin mjekësor të urgjencës së spitalit, kundërshton me dhu.në policinë por vihet nën pranga. Specialistët për Hetimin e Kr.imit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin: D.K., 28 vjeç, banues në Elbasan.

Ky shtetas ka shkuar në Spitalin e Elbasanit për ndihmë mjekësore dhe është konfliktuar me stafin mjekësor. Pas marrjes së njoftimit menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje por gjatë shoqërimit ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë Punonjësit e Policisë së Rendit. Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprën penale ” Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.”-njofton policia.