Gjatë natës në lagjen ” 5 Maji” në Elbasan, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht mjeti në pronësi të Xhevahir Budanit, kryetar i Partisë Socialiste në Elbasan, i cili ishte i parkuar në rrugë pranë banesës.

Nga hetime paraprake dyshohet se zjarri është i qëllimshëm, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, idetifikimin dhe kapjen e autorëve. Xhevahir Budani mban postin e drejtorit të Shëndetit Publik Rajonal.