Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar ngjarjen e sotme në Bularat si një ngjarje folklorike e cila ka përdhosur edhe vetë të vdekurin.

I ftuar në një intervistë në emisionin e Sokol Ballës në Vizion Plus, Rama theksoi se kjo nuk është Greqia.

“Jemi një vend ku ndodhi sot diçka që në vendin fqinj nuk mund të imagjinohet. Janë marrë masa në kufi për disa shtetas që kanë shkelur ligjet e vendit duke hyrë në mënyrë të jashtëligjshme në kufirin e gjelbër, por nga ana tjetë unë refuzoj dhe i bëj ftesë të gjithëve që të refuzojnë atë shprehje “na erdhi greku” se është njësoj si ajo shprehja “ai shqiptari”.-u shpreh Rama.

Ndër të tjera kreu i ekzekutivit u shpreh se: “Në fakt nuk është kjo Greqia, nuk janë këta grekët. Ky është një segment folklorik dhe i mjerë i politikës greke dhe populli grek s’ka qenë dhe s’do të ketë kurrë armiku ynë. Greqia është vendi ku shqiptarët kanë gjetur strehë dhe ku tek ne grekët kanë gjetur strehë. Por si çdo vend ka derrat e vet.”

/Lexo.al

ERTV Live😊: REAL STORY

Gepostet von Edi Rama am Donnerstag, 8. November 2018

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here