Sezoni i nxehtë veror kërkon një kujdes specifik përsa i përketë konsumimit të produkteve që zgjedhim për të konsumuar dhe jo vetëm. Ditët e fundit kemi parë Autoritetin Kombëtar të Ushqimit i cili ka qenë pranë konsumatorëve duke “iu hequr nga duart” të gjitha ato produkte të cilat tregëtohen jashtë kushteve të kërkuara dhe aspak të shëndetshme për konsumatorin, transmeton Lexo.al.

Në një intervistë ekskluzive për Lexo.al kemi kontaktuar me Agim Ismailin Drejtor i Përgjithshëm i AKU.

Intervistoi: Klaudia Malaj

Zoti Ismaili, si mund të kujdeset vetë konsumatori për pijet që zgjedh të konsumojë?

Pikë së pari ju falenderojmë për interesimin tuaj dhe ju përgëzojmë për këtë nismë e cila synon informimin dhe ndërgjegjësimin e konsumatorit, duke ardhur në ndihmë edhe të institucionit tonë në përmbushjen e misionit të rëndësishëm për garantimin e një ushqimi të sigurt për të gjithë konsumatorët shqiptarë.

Ndërgjegjësimi i konsumatorit dhe orientimi i tyre drejt subjekteve tregtuese, të cilët ushtrojnë aktivitetin e tyre konform legjislacionit në fuqi është një nga misionet e vazhdueshme të AKU.

Në kuadër të Sezonit Turistik Veror 2018 bazuar në Urdhërin e Kryeministrit Nr. 39, datë 28.02.2018, Urdhërin e DPAKU Nr. 07, datë 30.04.2018 në kuadër të sezonit veror, rritjes së temperaturave si dhe fluksit të pushuesëve në zonat turistike nga AKU është hartuar plani i veprimit për marrjen e masave për garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit në vend.

Ky plan ka në fokus intensifikimin e kontolleve dhe inspektimeve të të gjithë OBU-ve të cilët prodhojnë, përpunojnë dhe tregtojnë produkte ushqimore (bar-restorante, fast-foode, pasticeri, supermarkete, minimarkete, njësi prodhimi dhe tregtimi akullore) në zonat turistike të vendit tonë, me qëllim zbatimin e kërkesave të legjislacionit në fuqi.

Ka një afat limit sa mund të qëndrojnë pijet e ndryshme joalkoolike në magazinë dhe në market?

Në lidhje me proceset teknologjike që zbatohen në prodhimin dhe përgatitjen e ushqimeve çdo OBU zbaton kartën tekonologjike të prodhimit në përputhje me këto procese. (kjo sipas pikes 5 te  Kapitulli III, “Kualifikimet dhe pёrgjёgjёsitё e operatorit tё biznesit”, te Udhëzimit të Ministrit Nr. 20, datë 25.11.2010 “Për zbatimin e programeve paraprake, të praktikave të mira të higjienës, praktikave të mira të prodhimit dhe procedurave të bazuara në analizën e rreziqeve dhe pikave kritike të kontrollit (HACCP) në stabilimente ushqimore”, perafruar kjo me legjislacionin europian Reg CE 854/04, ku citohet: Operatori i biznesit ushqimor, pёrveç informacionit qё kёrkon sistemi i HACCP, tё sigurojё edhe njё kartë teknologjike tё ushqimeve tё prodhuara.

Për sa më lart referuar kartës teknologjike të prodhimit ku përcaktohen qartë të gjitha proceset teknologjike që kalon produkti, të gjitha lëndët e para si dhe çdo shtesë tjetër e nëvojshme për përftimin e produktit përfundimtar, nga ana e subjetit prodhues përcaktohet edhe jetëgjatësia e ketij produkti dhe afati I përdorimit të tij. Prandaj siç e theksuam edhe në pyetjen e parë është shumë e rëndësishme që konsumatori të kontrollojë afatete e përdorimit të një produktit përpara konsumimit të tij.

Pasi e kalojnë këtë afat limit (përfshirë edhe datën e skadencës) merret AKU t’i largoi nga tregu apo si procedohet?

Është detyrë funksionale e Institucionit tonë dhe i çdo inspektori, kontrolli periodik sipas “Planit te miratuar vjetor te inspektimeve”, i çdo operatori të biznesit ushqimor (në rastin kokret i çdo prodhuesi dhe tregtuesi të pijeve jo alkolike etj) për zbatimin e legjislacionit në fuqi, me qëllim arritjen dhe ruajtjen e standardeve optimale për t’i siguruar konsumatorit një produkt ushqimor të sigurt. Në rastet kur gjatë kontrolleve zyrtare, nga inspektoret tanë janë konstatuar shkelje të kerkesave të legjislacionit në fuqi, në lidhje me tregtimin e produkteve ushqimore me afat të përdorimi të kaluar nga ana e AKU janë marrë mënjëherë masa administrative “Gjobë” siç parashikohet në ligj, si dhe masa urgjente e bllokimit të produkteve jashtë afateve të përdorimit me qëllim asgjesimin e tyre konform legjislacionit në fuqi.

Gjithashtu, AKU në bashkëpunim me instanca të tjera ligjëzbatuese ka ndërrmarrë aksione të përbashkëta për ndëshkimin dhe mbylljen e çdo OBU i cili ushtron aktivitete falcifikuese duke proceduar edhe penalisht të gjithë ata OBU të cilët ushtrojnë aktivitetin e tyre në dëm të konsuimatorëve.

Për t’i dhënë fund të gjtha këtyre hamendësimeve se: “Data e skadencës ndryshon dhe pijet ri sillen me datë të re, për tu shitur”, si mund të besojmë që kjo nuk ndodh?

Nga ana tjetër theksojmë se referuar Udhëzimit të Ministrit Nr. 20, datë 25.11.2010 “Për zbatimin e programeve paraprake, të praktikave të mira të higjienës, praktikave të mira të prodhimit dhe procedurave të bazuara në analizën e rreziqeve dhe pikave kritike të kontrollit (HACCP) në stabilimente ushqimor” është detyrim i çdo OBU i cili ushtron aktivitetin e tij në fushën e ushqimit që të kryejë kontrolle rigoroze të vazhdueshme të produkteve mbi afatet e përdorimit duke bërë evidentimin e tyre dhe izolimin dhe ndarjen veçmas nga produktet e tjera brenda afateve të përdorimit. Pas evidentimit të tyre çdo OBU duhet të njoftojë AKU dhe isntitucionet e tjera përgjegjëse për realizimin e asgjesimit vullnetar të produkteve jashtë afateve të përdorimit në prezencën e inspektorëve të AKU dhe institucioneve të tjera përgjegjëse konform legjilacionit në fuqi.

Si për përfundim, një këshillë për konsumatorët në sezonin e verës dhe për produktet që zgjedhin?

Disa nga masat që vetë konsumatorët duhet të ndërmarrin në lidhje me produktet të cilat zgjedhin te blejnë dhe të konsumojnë janë:

– Të gjithë konsumatorët duhet t’i drejtohen Operatorëve të Biznesit Ushqimorë të regjistruar konform ligjit. Konsumi i produkteve të tregtuara nga tregtar ambulant të cilat ushtrojnë aktivitetin e tyre jashtë kushteve higjieno sanitare përbën një rrezik të shtuar që këto produkte të jenë jo konforme dhe të pa përshtatshme për konsum. AKU në bashkepunim me instancat përkatëse është në punë të vazhdueshme për mbylljen dhe ndëshkimin e çdo aktiviteti në fushën e ushqimit i cili zhvillohet në mënyrë informale dhe në shkelje të legjislacionit në fuqi.

– Të gjithë konsumatorët duhet të kujdesen që produktet të cilat konsumohen prej tyre të jenë të pajisura me etiketa të cilat përmbajnë të githë infoamrcionin e nevojshëm duke i kushtuar një vëmëndje të veçantë afatit të përdorimit/datës së skadencës të produktit më qëllim shmangien e risqeve të mundshme që mund të vijnë nga konsumi i ketyre produktve.

– Duke marrë shkasë nga temperaturat e larta të kësaj periudhe, si dhe shtimin e konsumit një faktor i rendësishëm në garantimin e konformitetit të një produkti janë edhe kushtet e ruajtjes së tij. Konsumatori kurrësesi nuk duhet të blejë dhe të konsumojë produkte të cilat në ambientet e tregtimit, nuk ruhen në kushteve të përshtatshme dhe sipas udhëzimeve specifike të cilat operatori prodhues jep në etiketën e produktit./Lexo.al