Muaji korrik ka qenë nga ata të zhurmshmit, që ju kanë shkundur nga themelet, e kjo jo falë hyrjes së sezonin e Gaforres (sepse të gjithë e dimë sa të urtë janë ata), por për shkak të eklipseve hënore , diellore dhe hënave të plota.

Sot më 17 korrik, pas 2 javëve ndodh një tjetër eklips hënor në shenjën e Bricjapit.

E njohur si Hëna e Vetëtimës, kjo është shumë e veçantë, pasi fenomeni i hënës së plotë ndodh në të njëjtën kohë si një eklips hënor! Këto fenomene po ndodhin në shenjën e Bricjapit dhe kjo e bën këtë ngjarje astrologjike pak më serioze se sa hënat e tjera të plota.

Në terma të përgjithshëm astrologjik, çdo lloj eklipsi do të thotë energji më e fortë se zakonisht, por kjo hënë e plotë është “shumë e fuqishme”, pasi do të na ‘detyrojë’ të marrim seriozisht atë që dëshirojmë.

Pra … bëhuni gati për të bërë disa biseda serioze. A jeni të bindur që rrugët që keni marrë në jetë janë të duhurat? A jeni të lumtur, me vendimet tuaja? A jeni aty ku kishit menduar se do të ishit?

Meqë dielli është në Gaforre që lidhet me aspektet e jetës private dhe hëna në Bricjap, pra që ka të bëjë me karrierën dhe profesionin tuaj, do të thotë se ka ardhur koha të vendosni disa balanca. Duhet të hiqni dorë nga gjërat që nuk ju përmbushin më, që nuk ju plotësojnë apo ju pëlqejnë.

Ndryshimet që bëni tani mund të jenë serioze që do të ndikojnë mbi ju gjatë javëve, muajve të ardhshëm dhe (pa e tepruar…) pjesën tjetër të jetës suaj, sipas living. Hëna e plotë e ardhshme do të ndodh më 15 gusht dhe është në shenjën e Ujorit. Kjo do të thotë që mund të përjetoni disa emocione të ndërlikuara rreth kësaj kohe.