Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë dhe Shoqata e Industrialistëve Ushqimorë me mbështetjen e Bashkisë së Tiranësorganizojnë në sheshin “Nënë Tereza”,edicionin e dytë të panairit më të madh të bujqësisë, blegtorisë dhe agropërpunimit “Shqipëria punon tokën” në datat 12 dhe 13 tetor 2018.

Panairi që vjen për të dytën herë rradhazi pas suksesit të vjetshëm, është panairi më i madh bujqësor dhe blegtoral, i cili do të sjellë aromën e prodhimit autokton shqiptar dhe më të mirën e industrisë së përpunimit ushqimor në vend. Në këtë edicion do të jenë pjesëmarrës rreth 659 fermerë nga e gjithë Shqipëria, 70 sipërmarrje ushqimore dhe 39 bashki.

Hapësira ekspozuese prej 23400 m2 në zemër të Tiranës do të kthehet në arenën më të madhe ekspozuese të produktit, traditës, muzikës dhe kulinarisë shqiptare, ku mjeshtrat e kuzhinës dhe restorantet, do të ofrojnë mundësinë e degustimit të recetave më të spikatura.

Panairi “Shqipëria Punon Tokën”

 

Programi

 

     E premte, 12 Tetor                     

 

    Panairi qëndron i hapur  11:00 – 21:00

 

  • 11:00 Çelja e Panairit

Vizitë në Panair i Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural z.Niko Peleshi, Ambasadorit të Bashkimit Europian z. Luigi Soreca

  • 11:30 – 20:00 Extroversion Event

Konkurs ndërkombëtar në fushën e agrobiznesit për promovimin e përsosmërisë inovative të biznesit.

  • 12:00 – 21:00 Show gatimi

Shefat e kuzhinës shqiptare nën drejtimin e shef Altin Prengës, sjellin receta të ndryshme me bazë produkte shqiptare

Dhurata Thanasi, eksperte ushqimi prezanton konceptin e AGROTURIZMIT në Shqipëri:

Gatimet “live”

12:00 – 14:00                    Shef, Altin Prenga
14:00 – 16:00                    Shef, Juli Zguro,
16:00 – 18:00                    Shef, Ismet Shehu
18:00 – 20:00                    Shef, Endri Dorzi

  • 19:00- 21:00 Muzikë nga All in Band

 

E shtunë,   13 Tetor                 

 

Panairi qëndron i hapur  10:00- 20:00

 

  • Ora 11:00 Vizitë ne Panair e Kryeministrit

 

  • Ora 11:30 Workshop: Inovacioni në sektorin e Agroushqimit”

Diskutim mbi inovacionin në bujqësi.

Bazuar në këtë kornizë, do të themelohet një Rrjet Ndërkombëtar i Bashkëpunimit në sektorin e agroushqimit dhe turizmit gjatë Workshopit të parë me 35 pjesëmarrës nga rajoni si Itali, Greqi, Slloveni, Serbi

  • 12:00 – 20:00 Show gatimi

Shefat e kuzhinës shqiptare nën drejtimin e shef Altin Prengës, sjellin receta të ndryshme me bazë produkte shqiptare

 

10:00 – 11:30                    Shef, Anton Zefi,
11:30 – 13:00                    Shef, Petri Serbo
13:00 – 14:30                    Shef, Fundim Gjepali
14:30 – 16:00                    Shef, Eugert Hasibraj

17:00 – 18:30                     Shef, Bledar Kola

19:00 – 20:30                     Shef, Alfred Marku

Gjatë dy ditëve të Panairit “Shqipëria Punon Tokën ” mund të shijoni një sërë aktivitetesh, performanca muzikore, gatime shqiptare, traditën shqiptare etj

  • Ekspozim të produkteve bujqësore dhe blegtorale
  • Gatime tradicionale nga zona të ndryshme të vendit
  • Show gatimi nga shefat më të njohur shqiptarë
  • Urban gardening për fëmijët
  • Ferma e kafshëve, hipizëm etj
  • Performancë shoqëruar me vegla të ndryshme muzikore të trevave shqiptare
  • Ekspozim të punimeve artizanale dhe artistike
  • Degustim vere dhe pije të tjera shqiptare

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here