Kryeministri Edi Rama ka folur në Asamblenë e PS-së, edhe për kërkesën e Lulzim Bashës për vetingun e politikës.

Ai tha se është dakord me këtë kërkesë.

“Duhet veting për mua, për gruan time, për pasuritë e gruas sime, për pallatin e gruas sime, për tenderat e baxhanakut tim, për kunatin tim.

Unë jam i sigurtë që shumë nga ju mendojnë se baxhanaku im ka marrë 15 milionë euro tender.

Po unë s’mund t’iu përgjigem çdo akuze, duke shëprndarë deklarata çdo orë.

Si bëhet kjo, se kush nga ju e vë dorën në zjarr se baxhanaku im s’ka marrë tender 15 milionë euro?

Kush nga ju se vë dorën ën zjarr se gruaja ime s’ka ndërtuar pallat në tokën e dikujt tjetër, apo për sarajet e mia? Askush!

Atëhere këtë e zgjidh vetingu për politikën.

Duhet veting për presidentin, kryeministrin, ministrat, ish-kryeministrat, se nuk jemi të gjithë njëlloj.

Shyqyr që u katandis Luli ta bëjë këtë punë, unë jam gati”, tha Rama.

“Do t’i ndajmë të gjitha me libër shtëpise, se ashtu është bërë politika këto 25 vite.

Kush s’i ka fletët e librit në rregull, ta qepi gojën dhe të përgjigjet.

Unë jam gati të ulem me Lulin për këtë çështje, edhe pse në fillim ai s’do pranojë, se kështu e ka ai”, vijoi Rama.