Ngjarjet e randësishme dhe datat historike, ato pozitivet, kanë kurdoherë jehonën e tyne të mirë e profumin e tyne të kandshem,që na zgjon fisnikinë tonë me i kujtue, madje, edhe tue ndreqë gabime e tue qërue keqinterpretime, fosile të një kohe merhume e pa të ardhme. Një ngjarje që mbetet reliev asht edhe lufta per abenë e perbashkët, pra, Kongresi i Monastirit, që tregoi se shqiptarët dijnë me u kuptue, bashkëveprue e vendosë si e do e mira e pergjithshme, madje me buon sens. Por kanë mbetë shkrime negative ose jane hjekë fragmente tekstesh, tue lanë nentekste të athta e ufulluese’ osehjedhin hije harrese.

Në periudhën e diktaturës kanë shkrue:

“Perpjekje sistematike bëjnë në këto vite imperializmi austro-hungar dhe ai italian për të ndikuar në zhvillimin e problemit të alfabetit, nëpërmjet të agjenturës dhe të forcave që bënin politikën e tyre, në radhë të parë të klerit katolik dhe për të fituar, në saje të kësaj veprimtarie, pozita në lëvizjen kulturore e politike kombëtare shqiptare”, si edhe:

“Roli antikombëtar i klerikëve katolikë kundrejt njësimit të alfabetit u pa edhe lidhur me çështjen e Kongresit të Monastirit. Jezuitët e Shkodrës, duke vazhduar më tej veprimtarinë e tyre armiqësore nuk pranuan të dërgonin përfaqësuesit e tyre në këtë Kongres”. Në veprën kushtue këtij Kongresi mund të lexojmë: “Shoqëria e jezuitëve në Shkoder, sado që u ftua disa herë nga klubi i Monastirit për të derguar delegatin e tyre në Kongresin e alfabetit, nuk pranoi të merrte pjesë në të, duke shkaktuar me këtë qëndrim keqardhjen e kryesisë së atij klubi” (f. 73).

N. Naçi, u dërgoi jezuitëve, me 28 shtatuer 1908, këte telegram:

“ Me nder të madh Pleqësija e klubit Bahkim ju lutet Shenjëtërisë të zgjidhni një a dy veta e me ndorëzimin tuej të dërgoni per ndë Kongres të Abesë”…”Klubi Bashkim i Monastirit shprehë keqardhje per mosdërgim përfaqësuesash e kënaqësi per adesion të jezuitëvet”.

Asht per të ardhë keq që edhe firma gjuhëtarësh me emër të mirë, edhe ndonjë akademik, në gjuhësinë tonë kanë lanë shkrime të kësaj natyre ku gjallon frymë shpifëse e denigruese ndaj klerit katolik, kryesisht ndaj jezuitëve. Zakonisht, sot nuk pohohen thanie të tilla, por edhe nuk mohohen, megjithëse kanë teprue dokumenta që vertetojnë se shumë heret kleri katolik asht lodhë e djersitë, madje edhe me perndjekje per këto ngjarje.

Por të flasin faktet e dokumentat.

Sё ndertёs shoqnisё “Bashkimi”,

Me studimin e gjuhёs lidhet edhe studimi i historisё qё ndihmon shumё me pasё sukses tё lumtun nё kerkimet per zakonet, per kulturёn e per origjinёn e popullit e tё vendit.

Ashtu si kultura e gjuhёs pёrfshinё etimologjinё, drejtshqiptimin e drejtshkrimin e duhet tё shtrihet nder tё gjitha pjesёt. Provincia interesohet mjaft qё tё formohet nji akademi me persona tё dijshem tё krejt dioqezeve tё Shqipnisё. Pёr kёte asht e nevojshme njё mbledhje e ordinarёve. Prandej, u kam drejtue nё dhjetor tё vjetit tё kaluem njё letёr timen tё pernderuemve ordinarё tё Shkupit, tё Durrёsit e tё Pultit pёr tё pa sa janё dakord pёr njё mbledhje tё tillё e do t’i shkruej edhe ipeshkvit tё Lezhёs. Kur do tё kemi pohimin e kerkuem, do t’i shkruej edhe Propagandёs per nevojёn e mbledhjes sё projektueme tё ordinarёve per institucionin e njё Akademie mbi studimin e gjuhёs e per civilizim.

Perfitoj nga rasti per t’u pohue me sentiment tё shquem, e me ҫmim e nderim.

Shkoder, janar 1902

Pader Guerini Kryeipeshkev.

( F.132, D. 28, v. 1902).

Sё ndertes Konsullatёs sё Pergjithshme Perandorake e Mbretnore

1. Kthyer me mjetin qё tё bahet njё kuvend (mbledhje) me tё gjithё ordinarёt shqiptarё pёr formimin e njё Akademie tё perbame nga persona tё secilit dioqez qё merren me studimin e me zhvillimin e gjuhes shqipe per hartimin e librave shkollorё per perdorim nder shkollat fillore tё krejt Provinces, ordinarёt kanё dhanё adesionin e tyne per njё mbledhje tё tillё dhe presin mbledhjen e projektueme qё mbet e fiksueme pёr tё diellen 27 prill nё Shkoder, si vendi ma i pershtatshmi per sukses.

2. Nё qoftё se tue mos muejtё me ba njё mbledhje tё tillё tё ordinarёve me meshtarёt perkatёs qё duhet tё bajnё pjesё nё Akademi pa shpenzime, unё porosis njё nevojё per njё subsid jo tё zakonshem per tё mbulue shpenzimet tё qendrimit tё ordinarёve e tё meshtarёve tё tyne per tanё kohёn qё duhet tё qendrojnё nё kёte qytet per tё konkretizue ate qё duhet ba per kulturёn e gjuhёn shqipe qё perfshinё etmologjinё drejtshqiptimin e drejtshkrimin e qё duhet tё shtrihet nё krejt Provincen per tё mirёn e pergjithshme.

… nji subsid 400 frangash per shpenzimet e ordinarёve e tё meshtarёve qё duhet tё pёrbajnё Akademinё e Provincёs pёr studimin e zhvillimin e gjuhёs shqipe.

Sё Ndertes Konsullatёs sё Pergjithshme Austro-Hungareze nё Shkoder

12/3 1902

Prega (lutje) me xjerrё 400 franga per shpenzimet per mbledhjen e jashtzakonshme tё ordinarёve shqiptarё per formimin e njё Akademie per studimin e gjuhёs shqipe.

(F.132, D.28, v.1902}.

Shumë të ndershmit Zotni

Fort u gëzuem kah murme letrën e zotnisë suej (11 korrik 1907). Nder të madh kishi me na ba tuj na dergue edhe Kalendarin e 1907 bashkë me fizikën që do t’ jenë një liber ndryshe prej gjithesisë, t’cilën me mirësi të posaçme na derguet tash nja dy muej.

N’ate leter tuej po gjejmë këto fjalë: “Nuk di në kjoftë koha sot t’flas pak Zotnisë suej per çeshtjen e abetarit ku të mishkruenani ç’mendoni permbi ket çeshtje, e cila, si gjindet sot sjell pengime t’mëdha perparimit”.

Po ju falemi nderes, Zotni, per ket farë’thirrunit tuej. Na tash nuk mundena me pergjegjë gjatë e gjatë per ket çeshtje; por tuj jau çilë Zotnisë suej menden tonë, po ju thona se kemi dishir t’madh t’shofim gjithë Shqypninë me një abetar të vetun, pse kjo asht nji punë faret e nevojshme. Na, që kena n’dorë shkollën e Kolegjës këtu në Shkoder, na që per gjithë muej jena tue shtypshkrue, tash 17 vjet t’perkohshmen “Elçija e Zemres s’Jezu Krishtit e libra tjerë që permenden n’faqe t’parë t’Elçisë që ju kena dergue, na që dona edhe mbas sodit me u perpjekë edhe per perparim t’gjuhës e per t’mirë t’vertetë t’kombit shqyptar, na, po ju tham e ndiejmë fort e fort nevojën e bashkimit t’Abetarit.” (Shen. imi: të alfabetit).

Por mbasi deri tash na kena shkrue sidomos per popullin e kshtenë tonin, jo veç na u desht me perdorue gjuhën popullore e t’perzieme me fjalë turqishte (edhepse n’këto kater vjet t’mbrame jena mundue me e qirue shumë ma teper, që t’mësohej edhe populli me folun pak ma mirë gjuhën e vet), por na u desht edhe me perdorun Abetarin që populli mbarë ka njoftë e perdorë deri sot, pse ndryshe s’kishte këndue as Elçinë, as libra tjerë.

Por qe tre vjet kemi ra n’mjedis dy flakëve; në njenen anë kena Bashkimin, n’tjetren Agimin. Na u vune e na u lutne kto dy Shoqni t’a merrshim abenë e tyne. Iu pergjegjme se na nuk dona me ndjekë abenë e këtij ate atij tjerit, por abenë që t’pelqehet prej gjithëve me do gabime, pse megjithëkëte asht i njoftun e i shkruem gjithkund neper Shqypni. E iu thame dy shoqninave se kësodoret ishim tue punue jo per me dale na bajrak n’vedi kundra Bashkimit, kundra Agimit a kundra Toskëve, por sallde per me pa se shka bajnë e se shka thojnë dijetarët e Shqypnisë në kte çeshtje e m’u ba me ta kur t’lidhen n’nji fjalë e n’nji abe t’pergjithshme. E pra, si t’vije ajo ditë e lume, na jena gati me e lanë krejt abenë e Elçisë, perse Shqypnija s’ka nevojë per të dam, por per bashkim.

Per abenë tuej, Zotni, nuk na duken t’mira njato letra greke që keni; abeja e Bashkimit na duket teper e gjatë e e ngadalshme kah shkrimi per punë t’dy letrave teper t’shpeshta, që perdoron, b.f. (bie fjala, shenim imi K.C.) sh, gj, nj, xh,tsh, e Abeja e Agimit na duket që ka sheje e piksa per s’teprit.

Me gjithë këte, ne u bashi ju sadopak me nji këso shoqninavet tue pelqye bashkarisht nji abe që të jetë:

I. i shpejtë kah shkrimi,

II. Me sheje e piksa sa ma pak,

III. I bukur dhe kah t’pamit,

atëherë kishi me i bashkue krejt, o gati krejt Toskët e Gegët, e pra menjiherë edhe na kishim me mujt me perdorë këte abe, e me shkollë tona, me libra, me Elçinë kishim me ju perkrahë me gëzim e dobi per me e perhapun.

Mbasi nuk asht as koha, as vendi per me e rrahë këtu këte çeshtje me njatë hollësi e gjatësi që lypë puna, po mbarojmë tash njiherë këte leter tue ju lutun mos t’i botoni neper gazeta fjalët e saja, perse, kur t’jenë koha m’u çilë edhe na mbi çeshtje t’Abetarit, kena me folë vetë per vedi në Elçinë tonë.

I madhi Zot iu dhashtë të mirat e veta në këte jetë edhe m’atë jetë! Me shumë shëndet

I Zotnis suej

Drejtori i Elçisë

P.S. Kena ndie dje se nji nieri prej Shkodret vjen tash me u marrë vesht me ju mbi këte çeshtje. (shenimi im: ai djalë i ri ka qenë Luigj Gurakuqi, shtoj: nënvizimet janë të mijat, jo të autorit të letrës).

Perendija ju ndimoftë e u baftë ne e mbramë bashkimi aq i nevojshem e i dishruem. (AQSH F.102, D.182,v.1907). (Letra e plotë botohet per herë të parë).

Mbas brendisë së letrës, ndjenjave të sinqerta e indikacioneve tjera, stonon mendimi i ndonjë studiuesi se “Që në pranverën e v. 1908 në lëvizjen per bashkimin e alfabeteve perveç Bashkimit e Agimit u detyruan të bashkohen edhe jezuitët”. Shtojmë se jezuitët i derguen një telegram Kongresit të Monastirit per mbarëvajtjen e punimeve.

Në veprën kushtuar Kongresit të Monastirit (2004) shruhet: “1899 … u themelua në Shkoder shoqëria “Bashkimi” e françeskanëve…shoqëria e jezuitëve “Agimi”. Në fakt shoqnia “Bashkimi” nuk asht as françeskane, as fetare. Po kështu shoqnia “Agimi” nuk asht as fetare e as jezuite.

Me nismën e Arqipeshkvit të Shkodres, Imzot Pashko Guerini, arqipeshkvit të hapjes së shkollave shqipe dhe i perpjekjeve per abe të perbashkët u mbajt një mbledhje në Arqipeshkvi dhe iu dergue nji shkresë Kongresit shqiptar të Monastirit.

I nderuescmi Kongres Shqyptar

n’Monastir

Na, parija katolike e Shkoders, sicur Scyptar, po marrim pies me shum kannie, zemer e lavd vepers nelte e bamirse tuejen, o vllazen qi jeni mbledhë n’Apostollat t’shperblimit ghiuhs jon.

T’gjizz (gjith) t’gnitun pra n’ket ideal, po dergojm Zotni Luig Gurakuqin e Z. Mati Logorezzin per me scioscit ceshtien e abees, si t’jeen maa mire per perparim t’ghiuhes scqype.

Gnisija (njësia) e abees asct ner maa scejtet cestie per gjith nee. Ksctu po bajm urime qi Zoti i nalt me i nimue t’scnritunes mennes (mendes) tuuj me u bachkue t’gizz m’ gni zaa, per me sciugurue t’parin guur te temelit perparimit ghiuhs t’on.

Me kyt urim ju pergiafojm me scium dasctuni.

Sckoder, 2 Nannuer 1908.

Pasco Asciku, E. Siroça, Michele Musani, P. Daragliati, A. Caçiulini, Filippo Suma, Kel Marubbi, Gjon Sciroka, Pieter Dema, Ndrek Sciulli, Loro Sciroca (?), Zef Nikolla, Angello Busciati, A. Dodmasei, Nicolo Cacarigi, ? Jubani, G. Summa, Scian Deda, P. Nuss Colla, Noj Ascicu, Filippo Daberdacu, San Gurasiu, M. Topali, Nrek Cioba, Nicolo ?, SG (?) Simoni, N.Sereggi, N. Craja.

Vula D. Gion Busciati Famullitar

Visto pell’ autenticita delle soprascritte firme

Scutari, 9 Novembre 1908

Pasquale Guerini Arcivescovo

Vula ( e arqipeshkvisë)

(Letra botohet per herë të parë).

Saktësojmë: Luigj Gurakuqi ka qenë delegat i shoqnisë “Bahkimi”, dhe delegat i Shkodres (që kerkonte alfabet latin), ka pasë edhe mandatin nga arbëreshët e Italisë.

Mati Logoreci ka qenë perfaqsues i shoqnisë “Agimi” (kushërini i vëllazenve Mjeda) dhe delegat i Shkodres.

Hilë Mosi kaqenë delegati shoqnisë “Gegnija”.

Po per këte argument, po japim ma poshtë letrën e Pader Xanonit dergue P. Gj. Bazhdarit per të tregue interesimin e këtyne jezuitëve per abenë shqipe: thirrje per bashkim e kunder perçarjes.

Fort i dashtuni vllaa Gjon Bazhdari

Shkoder me 9 t’Dhetorit 1908

Paqja në Krishtin

Giat e kam shty t’pergjegjmen, pse kam dasht me prit që t’mbarohet Kongresi i Monastirit, ku Tosk e Geg ishin mbledh me e daa punen e Abeces.Per letren s’dii çka me t’than. Asoheret kuer qeni hante pagaç, ndoshta kishe muejt me t’a qite ndoj fjal, por tesh kam hii nder valle tjera e ato kerkime nuk jan ma per mue. Edhe me dasht, nuk m’del koha kurrsesi.

Tesh dy fjal per abecen.

Ti e di, se aj që kjoft tretë (dreqi) do t’a keet qit nji pushk nder nee, se ndryshej nuk kuptohet dot si s’kena muejt kurr deri sot m’u marr vesht njihere e me raa n’godi per kah abeceja. Vec n’Shkoder kishim tre Alfabeta: t’Elçiis, t’Agimit e t’Bashkimit; Toskët edhe ata e kishin t’vshtir.

Konstitucjoni na ka dhan liri te plote me çil shkolla shqyp, me shtyp gaxeta etj.,e poashtuToskë e Gegë u dhan zaa shoishojt m’u mbledh n’Monastir e me ngreh nji alphabet t’vetem per Shqypnii!

Kjeme thirr n’Kongres edhe na Jezuit, por i ndeer (ti) P. Rektor bani ma mir

me çue nji leter atii klubit, me t’cillen ju thote, se na Jezuit po veem door mbi çdo alfabet që ju keni me vendos bashkarisht. – U gjetne n’Kongres P.Gjergj Fishta OFM, Dom Ndree Mjeda, Emzot Dom Nikoll Kaçorri, Luigj Gurakuqi ( i biri i Pjetrit, i cilli ka dek tesh nji muej), Mati Logoreci e nji far Hil Mosit (Zog Sakoli) – E prit e prit, tek e mbramja u dane dy alfabeta, njeni per Tosk, tjetri per Geg me shterngim që kta dy do t’mbsohen sot e mrapa nder shkolla t’Shqypniis e mos me guxue kush me qit ndoj tjeter. Qe abeceja e Gegve… qe tjetra e Toskve…

Nuk asht i njohun edhe një shenim i Kordinjanit lidhun me marrëdhaniet e iezuitëve me zhvillimet e punimeve të Kongresit: “Me 22 nandor i erdhi pader rektorit të jezuitëve nje telegram, per ta lajmue mbi vendimin e Kongresit të Monastirit per perdorimin në të njajtën kohë të dy alfabetëve, alfabetin e Frasherit e tjetrin me shkroja të bashkueme”. Duket se telegrami nuk asht riprodhue ad litteram. Firmuesit janë: Mjeda, Gurakuqi, Fishta, Logoreci. (shih Kordinjano: “L’Albania… vëllimi III, f.20).

Jezuitët kanë qenë në dijeni të leterkëmbimeve per alfabetin, per lëvizjet dhe mbledhjet e zhvillueme rreth alfabetit, per qendrimet e ndryshme me sens kundershtues. (Disa ngulnin kambë tek lehtësia praktike që duhet të ketë alfabeti i ri, disa te bazamenti shkencor, disa te tradita, disa te subjektivja). Ata ishin në dijeni edhe per interesimin e shteteve të ndyshme (sidomos Austri-Itali).

Qendrimi i jezuitëve ndaj alfabetit ka qenë i matun, i urtë, i vendosun. Shkurt e qartë: qendrim asnjanës, por jo indiferent.

Jezuitët u treguen të gatshem per nji alfabet të perbashkët, u treguen të zellshem per të perdorë alfabetin e perbashkët, u treguen të gëzuem, madje me gëzim zemre, per bashkimin kombtar në fushën e gjuhësisë.

Elçija qe ma e para shtypshkrojë e ma e para revistë që perdoren alfabetin e Monastirit. Jezuitët mendojshin: “Elçija ka per të dalë edhe ma e bukur, ma e dashtun, ma e pelqyeshme e fort ma e dobishme, sidomos tash që, falemi nderës Kongresit të Monastirit, njinija e alfabetit (shen. Alfabeti i njësuar) vjen tue ia çilë derën çdo shpijet e çdo shkollet”.( Elçija e XIX vjetë, f.34).

Vepra e mbrame per Kongresin e Manastirit duhet rishikue e ripunue, aq ma teper se ka testaten e firmosun prej Akademisë.