Është një nga ushqimet më të njohura në botë, por duket se të hash mish pule të skuqur mbart disa rreziqe shqetësuese. Një studim i ri ka zbuluar se ushqimi i skuqur thellë, duke përfshirë pulën dhe peshkun, rrit rrezikun e vdekjes së parakohshme. Studiuesit nga Universiteti i Iowa-s gjetën ushqimet e skuqura rrisin rrezikun e vdekjes me 8%, krahasuar me ata që nuk konsumojnë ushqime të tilla.

Ajo që është shqetësuese, është se studimi i publikuar në British Medical Journal (BMJ), gjeti lidhje veçanërisht të forta me pulën dhe peshkun e skuqur. Studimi zbuloi se një ose më shumë kofshë pule të skuqura ishin të lidhura me një rrezik prej 13% më të lartë të vdekjes që kanë të bëjnë me shkaqet dhe 12% më të lartë të vdekjes që lidhen me zemrën për shkak të ushqimeve të skuqura.