“Luftëtari” Florian Marku prej 9 muajsh i është futur boksit profesionist, pasi la MMA-në. Shqiptari ka zhvilluar 4 ndeshje dhe i ka fituar të gjitha duke treguar të njëjtën grintë dhe në boks. 26-vjeçari ka folur në lidhje me situatën aktuale dhe tregoi arsyen kryesore se pse kaloi nga MMA te boksi.

Kalimi në boks– “Vendosa të mos merresha me ‘MMA’ për shkak të një operacioni që bëra në krah. Pas ndërhyrjes e kisha shumë të vështirë pjesën e kapjeve dhe të mundjes, nuk isha më si më parë. E dashuroj akoma atë sport, por s’mund të kapja kundërshtarët si më parë”.

Mbështetja e tifozëve –“I jam shumë falënderues bashkëkombësve të mi. Pa ata kjo s’do ishte e mundur. Në debutimin tim në ‘York Hall’ kishte rreth 1500 shqiptarë. Dueli im i radhës do të jetë në shtator. Mezi po e pres, pasi do të jetë sërish një duel në një platformë shumë të madhe”.